Page 21 - Demo
P. 21
Jan Kukuzeli , Psalm Ü19Portofoli ytTematika Muzika dhe shoqëriaPërfaqësuesi më i madh i kohërave të mesjetës është kompozitori Jan Kukuzeli, nga një familje durrsake. Supozohet të ketë jetuar në shek. XII. Për një kohë të gjatë, ai mbante postin e udhëheqësit të korit të Kishës së Madhe të Krishtit, Shën Sofisë, në Kostandinopojë (tani xhamia e njohur Aja Sofia në Stambollin e sotëm). Kukuzeli e braktisi papritmas pallatin perandorak në Kostandinopojë dhe zbriti nga një anije në malin e shenjtë në Atos të Greqisë. Më vonë, shërbeu edhe në disa manastire të tjera në Mal të Zi, Durrës e gjetiu dhe veprimtaria e tij krijuese kryesisht lidhet me muzikën kishtare (a capela/pa përcjellje instrumentale).Si kompozitor, Jan Kukuzeli dallohej për kompozimin e shumë himneve dhe i një libri të këndimit, i cili titullohet Polielei i Burgvigës. Ishte teoricien i shkëlqyer muzike, duke kryer dy reforma të mëdha. Shpiku një sistem të ri të shkrimit muzikor, i cili u quajt sistemi kukuzelian, duke reformuar sistemin e vjetër bizantin të shkrimit muzikor. Gjithashtu, atij i njihet edhe merita e futjes së polifonisë në sistemin e këndimit kishtar.Afresk i shek.XVIII, vepër e ikonografëve Konstandin e Athanas Zografi. Kisha qendrore e Manastirit të së Tërëshenjtës Mari, Ardenicë (Lushnjë).Kërkoni nga burime të ndryshme informacioni (media, biblioteka, interneti) kuriozitete lidhur me jetën dhe krijimtarinë e dy muzikantëve shqiptarë.

