Page 22 - Demo
P. 22


                                    20fragmentin muzikor të shkëputur nga \sa zëra dëgjon të këndojnë.A e dini se...6 Muzika dhe shoqëria në MesjetëMe termin Mesjetë identifikohet ajo periudhë e historisë evropiane, që fillon nga rënia e Perandorisë Romake (476 e.r.) dhe përfundon me zbulimin e Amerikës (1492). Gjatë kësaj periudhe, muzika, ashtu si letërsia, arkitektura dhe piktura qenë nën ndikimin e madh të kishës katolike. Muzika bazohej kryesisht në meloditë e vjetra të krishtera si psalmet, himnet etj.Kënga gregoriane ose korali gregorian e mori emrin nga Papa Gregori i Madh (Gregorius I Magnus), i cili e drejtoi Kishën Katolike nga viti 590 e.r. deri në 604 e.r. Këto këngë ishin për kore burrashdhe këndoheshin njëzëri nga i gjithë kori, prandaj quheshin edhe monofonike. Ato kishin melodi solemne dhe strukturë të thjeshtëdhe nuk shoqëroheshin nga instrumente muzikore. Tekstet e tyre shkruheshin në latinisht, që ishte gjuha zyrtare e kishës. Këngët gregoriane patën rëndësi të veçantë në historinë e muzikës, pasi u shkruan me disa simbole që quheshin neuma (nga greqishtja e vjetër: shenja). Neumat përdoreshin vetëm në krijimin e melodive me një zë, por me zhvillimin e muzikës shumëzërëshe, deshifrimi i tyre u bë i pamundur. Në fillim të shek. XI, teoricieni i muzikës Guido D’Areco (Guido D’Arezzo) përdori një metodë të thjeshtë për të mbajtur mend meloditë, duke krijuar një sistem të ri praktik për shkrimin e notave. Ai vendosi shenjat mbi dhe ndërmjet katër vijave paralele horizontale që u quajtën tetragram, duke u dhënë atyre një kuptim të saktë.Vargjet latinisht të himnit të Shën Gjonit, prej të cilave u morën rrokjet për emërtimin e notave.Nga himni latin për Shën Gjonin, “Ut queant laxis”, Guido D’Areco mori rrokjen e parë të çdo vargu dhe me to emërtoi çdonjërën nga notat. Emërtimi i tyre ishte UT, RE, MI, FA, SOL, LA.UT u zëvendësua më pas me DO nga muzikologu Xhovani Batista Doni (Giovanni Battista Doni). Nota SI iu shtua më vonë sistemit të notave. Ajo u formua nga inicialet e Sancte Iohannes (latinisht: Shën Gjoni). ësoSàncte Jo-hànnes.Dëgjo dhe diskutoNga libri \canto in chiesa\XIV). Autori i pikturës, i panjohur.
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26