Page 23 - Demo
P. 23


                                    21Tematika Muzika dhe shoqëriaPortofoli ytStilet muzikore që u zhvilluan gjatë Mesjetës qenë stili monofonik dhe stili polifonik. Polifonia u zhvillua si një vazhdim i këngëve gregoriane, të cilat në mënyrë spontane filluan të këndoheshin me shumë zëra. Sistemi muzikor kaloi nga sistemi neuma në atë të quajtur tetragram, ku shenjat e notave kishin formë katrore. Në këtë mënyrë lindi forma e parë polifonike që u quajt organum, e cila në fillim këndohej me 1 dhe 2 zëra, ndërsa më pas me 3 dhe 4 zëra.Gjatë kësaj periudhe, instrumentet muzikore përdoreshin vetëm për shoqërimin e muzikës laike. Ndër to përmendim: liutin (lloj violine), kitarën (instrument me tela) dhe viellën (instrument me hark), si dhe trombën e kornon, që përdoreshin gjatë ndeshjeve sportive. Muzika kishtare nuk shoqërohej me instrumente.Hildergard von Bingen, një murgeshë gjermane, personalitet i arteve dhe i shkencave në shekullin XII, u bë ndër emrat përfaqësues në kompozimin e këngëve gregoriane. Vepra e saj më e njohur është Mjeshtëria e Ordos, e cila përfshin 82 pjesë muzikore.Kompozitorë të tjerë të shekullit XII janë Leonini (Léonin) dhe Perotini (Pérotin), që kompozuan pjesët e para polifonike.Monofoni quhet një melodi, që këndohet ose luhet në unison, pra ka një vijë melodike. Termi polifoni vjen nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë këndim me shumë zëra.“Mbreti David dhe muzikantët me psalter, tuba, organo, timpan dhe harpë”, miniaturë prej një dorëshkrimi të shek. XIIIViella, foto e shkëputur nga dorëshkrimi i shekullit të 14-të nga Boethius, De Arithmetica. Napoli, Biblioteca Kombëtare, MS V.A.14, fol. 47r.Viella, foto e shkëputur nga i dorëshkrimi “Davidi dhe Muzikantët” nga Psalteri anglez (shekulli i 12-të). Glasgow, Biblioteka Universitare.KornoKërkoni nga burime të ndryshme informacioni ( media, biblioteka, interneti) kuriozitete lidhur me instrumentet muzikore gjatë periudhës së mesjetës.
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27