Page 24 - Demo
P. 24


                                    22krijimin tënd muzikor dhe të shokëve.Dëgjo dhe diskutoA e dini se...7 Krijim muzikorDy elementet thelbësore të gjuhës së muzikës janë melodia dhe ritmi. Asnjë muzikant nuk do të mund të bënte pa këto elemente. Ky fakt vlen për gjithë krijimtarinë vokale dhe instrumentale. Ka popuj për të cilët ritmi zë vendin e parë, kuptohet, nëpërmjet instrumenteve më të preferuara që kanë. Kështu, te populli afrikan spikat përdorimi i instrumenteve të perkusionit, i cili bazohen kryesisht te ritmi. Në Afrikë, vendin kryesor mes instrumenteve e zë tamburi. Ekzistojnë tipa të shumëllojshme tamburesh, të cilat ndryshojnë nga forma dhe nga tingulli. Ka tambure për çdo stinë të vitit, tambure për raste festash fetare, për ceremoni mortore etj. Disa lloje tamburesh prodhohen posaçërisht për t’u luajtur vetëm, por ka edhe tambure të destinuara për orkestër. Këto orkestra, shumë të pasura me tinguj perkusivë, na shtyjnë të kuptojmë se ka edhe një gjuhë muzikore, e cila mund të krijojë atë që quhet \Melodia, që të quhet e tillë, duhet të plotësojë disa kritere. Ndaj, nëse duam të krijojmë një melodi, duhet të mbajmë parasysh disa kritere. Krijimi muzikor duhet:● të ketë tonalitetin muzikor, i cili zhvillohet nëpërmjet një prej shkallëve muzikore;● të zhvillohet duke zgjedhur ritmin muzikor, i cili mund të jetë 2/4, 3/4, 4/4 etj.;● të pasurohet edhe me elemente muzikore të ndryshme të gjuhës muzikore;● të shoqërohet vija melodike me tekstin poetik të parapëlqyer.Dafina Zeqiri Nushi (1984) është kompozitore e muzikës orkestrale dhe muzikës korale, që ka performuar në shumë vende të Evropës, si dhe në SHBA. Ka studiuar në Shkollën e Mesme të Muzikës \më pas në Universitetin e Prishtinës (për kompozim) dhe më tej në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup. Për herë të parë, bëri emër në Konkursin e kompozitorëve të Rinj Çesk Zadeja (2002). Prej këtu, mori pjesë suksesshëm në shumë konkurse të tjera në Ballkan, Evropë dhe SHBA. Ndër veprat e saj të shënuara, veçohen: Atmosferë për flaut dhe piano, Përreth për ansambël dhome, Variacione për orkestër, Ëndrra për violinë, Telegoni për kuartet me harqe, Memento për violinë dhe Dafina Zeqiri Nushi orkestër; Muzikë Funerale për piano; Koncert për piano dhe orkestër.
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28