Page 28 - Demo
P. 28


                                    26fragmentin muzikor të shkëputur nga “Ave Maria Stella” të Gijom Dyfej (Guillaume Dufay) dhe përshkruaj shkurtimisht çfarë po dëgjon.9 Kultura muzikore gjatë RilindjesPeriudha e Rilindjes daton rreth shek. XV-XVI, periudhë kur pati arritje të rëndësishme në shumë fusha: art, letërsi, muzikë, ekonomi, ndërsa zbulimet e mëdha gjeografike dhe ekonomike e çuan Evropën Perëndimore drejt ndryshimeve të mëdha shoqërore, historike, kulturore e artistike. Emra mjaft të njohur të artit ishin Mikelanxhelo (Michelangelo), Rafaelo Sancia (Raffaello Sanzia), Dante Aligeri (Dante Alighieri) dhe Petrarka (Francesco Petrarca). Krahas arritjeve në art e letërsi, edhe shkenca iu kundërvu parimeve fetare, që deri në atë kohë ishin respektuar rreptësisht nga të gjithë. Galileo Galilei, Nikola Koperniku (Nicolaus Copernicus) dhe Kristofor Kolombi (Cristoforo Colombo) dolën hapur kundër kishës, me teoritë dhe zbulimet e tyre. Gjatë kësaj kohe, muzika njohu zhvillime të rëndësishme: u përcaktuan tipare të reja të saj, u krijua një stil i ri, ku harmonia e plotë e akordeve dhe teksti ishin një nga parimet kryesore të kompozitorëve të kohës. U zhvillua muzika popullore dhe muzika instrumentale, u zhvillua më tej polifonia, duke u krijuar shkollat polifonike.Veprat muzikore u mbështetën kryesisht në ritmet e muzikës popullore, prej së cilës morën formë lloje të tjera muzikore si: balada, madrigali dhe kaça.Kaça është formë muzikore me dy zëra, këngë e shpejtë, teksti i së cilës trajton një skenë gjahu.Balada është formë muzikore më e thjeshtë nga përmbajtja, që këndohet nga një solist, me kor ose shoqërim instrumental.Madrigali është formë muzikore polifonike me dy ose tre zëra, që zakonisht përbëhet nga dy strofa dhe një refren, me subjekt mitologjik ose humoristik. Në shekullin XVI, madrigali këndohej me 3-4 deri në 6 zëra. Kjo formë muzikore tërhoqi vëmendjen e shumë kompozitorëve të Rilindjes, si: Xhovani Pierluixhi Palestrina (Giovanni Pierluigi da Palestrina), Xhovani Gabrieli (Giovanni Gabrieli), Orland de-Lasy (Orlande de Lassus), Monteverdi (Claudio Monteverdi).Shkolla polifonike u ndikua shumë nga shkolla flamande ku bënin pjesë Franca, Holanda dhe Belgjika. Kompozitorët më të famshëm të saj janë: Gijom Dyfej, Johanes Okehem (Johannes Ockeghem) (kompozitor i pjesës muzikore për 36 zëra), Zhoskin de-Pre dhe Orland de-Lasy (një nga kompozitorët më të njohur të kohës).Të tjera shkolla muzikore që dhanë një kontribut me vlerë në zhvillimin e mëtejshëm të polifonisë gjatë shekullit XIV, ishin shkolla veneciane dhe shkolla e Romës.Gijom Dyfej dhe Zhil Bënshua (Gilles Binchois)ësoDëgjo dhe diskuto
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32