Page 29 - Demo
P. 29


                                    27Tematika Muzika dhe shoqëriaKultura muzikore gjatë Rilindjes1. Plotëso saktë përkufizimet.Termi Rilindje Balada është formë muzikore që Kaça është formë muzikore që .Madrigali është formë muzikore që Instrumentet muzikore të kësaj periudhe ishin .Xhovani Pierluixhi PalestrinaShkolla VenezianeProvo aftësitë muzikoreShkolla veneciane zhvilloi dhe përpunoi më tej metodat dhe shkrimin muzikor. Përfaqësuesit kryesorë ishin Andrea Gabrieli dhe nipi i tij Xhovani Gabrieli (Giovanni Gabrieli), të cilët u dhanë krijimeve të tyre muzikore një tingëllim të ri. Në krijimet e tyre, përveç organos, ata përfshinë edhe instrumente të tjera, si: violinën, flautin, trombonin etj.Shkolla romane u përfaqësua nga Xhovani Pierluixhi Palestrina (1525-1594). Ai punoi shumë për korin a cappella (këndim pa shoqërim instrumental). Veprat e tij muzikore dëshmojnë për zhvillimin dhe arritjet e muzikës gjatë periudhës së Rilindjes.Instrumentet muzikore, që u përdorën gjatë kësaj periudhe ishin organo e klaviçembali, liuti, viola e tromba, kurse instrumenti i violinës filloi të shfaqej më vonë, në gjysmën e dytë të shekullit XVI. Gjatë kësaj kohe, kompozitorët filluan të krijojnë pjesë solo për instrumente të ndryshme, duke vijuar më pas me pjesë instrumentale. Fundi i shekullit XVI, shënoi krijimin e melodramës (operës).Xhovanni Pierluigi Palestrina (1525 - 1594) ishte anëtar i korit të fëmijëve, më vonë organist, mësues dhe drejtues i korit të kishës së Shën Pjetrit në Romë, Itali. Ky kompozitor i përket periudhës së Rilnidjes dhe e gjithë krijimtaria e tij i kushtohej besimit fetar. Palaestrina ka krijuar shumë vepra muzikore si: motete, himne, madrigal dhe rreth 105 mesha ndër të cilat më e njohur është “Mesha e Papa Marçelit”.Kompozimet e tij janë vokale me polifoni të pastër e të thjeshtë, por mjaft të pasura dhe të lavdidshme.Xhovani Palestrina, \
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33