Page 36 - Demo
P. 36
34fragmente muzikore të shkëputura nga Concerto Grosso “Katër stinët” e Vivaldit, duke përshkruar emocionet dhe ndjesitë që të krijon muzika.Dëgjo dhe diskuto11 Kultura muzikore gjatë BarokutTermi barok vjen nga portugalishtja (barroco – perlë me formë të çrregullt) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1734. Stili barok u pasqyrua në arkitekturë, letërsi, pikturë dhe në muzikë. Në atë kohë, fisnikët organizonin në oborret e tyre veprimtari të vazhdueshme muzikore. Periudha baroke në muzikë daton mes viteve 1600-1750, periudhë e cila u karakterizua nga një larmi stilesh muzikore. Faktorë ndikues të këtij zhvillimi ishin: trashëgimi i instrumenteve (liuti, viola, organo, klaviçembali etj.), përsosja e instrumenteve (violina, violonçeli etj.), si dhe ndërtimi i instrumenteve të reja (fagoti, klarineta). Organoja baroke u bë simbol i muzikës instrumentale të shekullit XVII, ndërsa instrumenti i violinës u përsos më tej nga mjeshtri i madh Antonio Stradivari. Kjo çoi në formimin e orkestrave të para, të cilat filluan të krijojnë një lidhje më të alternuar të instrumenteve. Gjatë kësaj periudhe u zhvillua muzika instrumentale. Një kontribut të madh për zhvillimin e kompleksit të harqeve dha kompozitori Arkanxhelo Koreli (Arcangelo Corelli) (1653-1713). Roli i muzikës instrumentale nuk ishte të shoqëronte këndimin, por fillon të paraqitet si një formë e pavarur e muzikës, solistike, muzikë dhome dhe orkestrale. Kjo erdhi edhe për shkak të përsosja e instrumenteve muzikore si instrumentet me hark, organoja, klavicembali, piano etj. Karakteristikë e muzikës baroke është se ajo ishte dinamike, e lëvizshme dhe ndonjëherë tragjike. Karakteristikë e muzikës baroke ishte ritmi i përsëritur, meloditë të pasura dhe me zbukurime, ngjyrimi dinamik, gjuha shprehëse. Gjinitë e reja muzikore ishin: minueti, trio-sonata (muzikë dhome), sonata solo, koncerti etj.Muzika vokale filloi të zhvillohej përmes dramave muzikore. Termi melodramë vjen nga greqishtja e lashtë (melos – këngë dhe dramma – veprim) dhe nënkupton një formë spektakli, ku rrëfehet një histori me anë të muzikës dhe të të kënduarit. Nëpërmjet fjalës, kënga përcillte ndjenjat dhe emocionet, ndërsa muzika, dramatizmin e veprës.Edgar Bundi (Edgar Bundy), “Antonio Stradivari” Organo e periudhës barokeëso

