Page 37 - Demo
P. 37
35Tematika Muzika dhe shoqëriaFoto nga opera “Euridiçe”1. Plotëso fjalitë e mëposhtme.a) Periudha baroke u zhvillua gjatë viteve . Instrumentet muzikore që u përsosën gjatë periudhës baroke, janë: .b) Format muzikore vokale që u zhvilluan gjatë periudhës baroke, janë: .c) Format muzikore instrumentale që u zhvilluan gjatë periudhës baroke, janë: .d) Opera e parë e dokumentuar titullohet: .Melodrama lindi në Itali (fundi i shek. XVI), në qytetin e Firences, dhe u përhap edhe në vende të tjera (Francë, Gjermani, Angli). Melodrama u zëvendësua me operën, e cila është gjini e artit skenik, që përfshin disa lloje artesh: dramën, muzikën, skenografinë etj. Oktavio Rinuçini (Ottavio Rinuccini), ishte i pari që hodhi idenë e operës duke shkruar tekstin me titull “Dafne”, ndërsa kompozitori Jakopo Peri (Jacopo Peri) krijoi muzikën e saj.Në vitin 1594, lindi opera e parë e titulluar gjithashtu “Dafne”, dorëshkrimi i së cilës humbi. Më pas, u krijua opera “Euridiçe”, e cila është e dokumentuar. Ajo u kompozua nga Jakopo Peri dhe Xhulio Romolo Kaçini (Giulio Romolo Caccini), me subjekt të bazuar në legjendën e Orfeut, i cili në mitologjinë greke simbolizon forcën magjepsëse të këngës. Oratorio është formë muzikore dramatike, me tekst në gjuhën latine, e ngjashme me operën, e cila dëgjohej kryesisht në kishë. Ndryshe nga opera, oratorio bazohej në një subjekt kishtar dhe nuk shfaqte nevojën e skenografisë dhe kostumeve. Luhej nga dy ose më shumë këngëtarë, që këndonin në një zë dhe shoqëroheshin nga kori. Baleti vjen nga italishtja \i dramatik kryhet përmes lëvizjes, vallëzimit dhe pantomimës nën shoqërimin e muzikës. Format e para të baletit i gjejmë në ritualet primitive, në ceremonitë, në tragjeditë dhe komeditë greke, në lojërat e këngëtarëve të rrugës dhe të zbavitësve të Mesjetës. Si formë teatrale e lojës, baleti filloi të zhvillohej në Evropën Perëndimore në periudhën e Rilindjes, në vitet 1300-1600. Shkollat e para të baletit u hapën më 1661, periudhë që shënon fillimet e baletit klasik, i cili dallohet për lëvizje të qarta, pantomimë dhe ndjenjë.Provo aftësitë muzikore

