Page 38 - Demo
P. 38
3612 Përfaqësues dhe vepra muzikoreKlaudio MonteverdiXhovanni Pierluigi PalestrinaAleksandër SkarlatiKlaudio Monteverdi (Claudio Monteverdi) (1567-1643) është kompozitor i periudhës baroke, që kompozoi në gjininë e operës. Opera e tij e parë, “Orfeu”, u shfaq në vitin 1607, ndërsa një vit më pas u shfaq opera tjetër e tij “Ariana”, vepër e cila e përcaktoi Klaudio Monteverdin si një nga reformatorët dhe përfaqësuesit më të njohur të operës.Xhovanni Pierluigi Palestrina (1525-1594) ishte anëtar i korit të fëmijëve, më vonë organist, mësues dhe drejtues i korit të kishës së Shën Pjetrit në Romë, Itali. Ky kompozitor i përket periudhës së Rilindjes dhe e gjithë krijimtaria e tij i kushtohej besimit fetar. Palaestrina ka krijuar shumë vepra muzikore si: motete, himne, madrigal dhe rreth 105 mesha ndër të cilat më e njohur është \Kompozimet e tij janë vokale me polifoni të pastër e të thjeshtë, por mjaft të pasura dhe të lavdidshme.Aleksandër Skarlati (Alessandro Scarlatti) (1659-1725) ndihmoi në zhvillimin e mëtejshëm të operës. Ai përcaktoi qartë formën e aries, recitativit, uverturës, dhe ruajti raportet e muzikës me dramën. Skarlati është një nga themeluesit e shkollës operistike napoletane dhe krijues i shumë operave, që shquhen kryesisht për rrjedhshmërinë dhe ekspresivitetin e tyre. Përveç oratoriove dhe serenatave, të cilat shfaqin një stil të ngjashëm, krijimtaria e tij përbëhet edhe nga 500 kantata solo, të kompozuara për muzikën e dhomës.Klaudio Monteverdi\ Xh. P. Palestrina, \

