Page 44 - Demo
P. 44
42fragmentin muzikor të shkëputur nga “Simfonia nr. 3, Heroike” e Bethovenit. Sill një fakt interesant nga njohuritë që ke marrë në lëndën e historisë rreth Revolucionit Francez.Dëgjo dhe diskuto15 Kultura muzikore gjatë KlasicizmitIluminizmi është lëvizje që mbizotëroi në shekullin XVIII, veçanërisht në gjysmën e dytë të tij, dhe kishte si synim kryesor “ndriçimin e mendjes njerëzore” nëpërmjet shkencës dhe artit. Iluminizmi ishte lëvizje ideoartistike në Evropë që tregonte gjendjen shpirtërore, zhgënjimin dhe pakënaqësinë ndaj realitetit ekzistues, e cila shprehej në forma dhe mënyra të larmishme.Ky shekull u karakterizua nga një sërë ndryshimesh ekonomikoshoqërore, që ndodhën si pasojë e revoltave popullore, të cilat arritën kulmin me revolucionin francez (1789) dhe atë amerikan (1776-1783). Filozofia iluministe u përhap në të gjitha fushat e shkencës dhe të kulturës. Fundi i shekullit XVIII përkon me periudhën e Klasicizmit në muzikë. Gjatë kësaj periudhe, arti muzikor fitoi tipare të reja, duke arritur kulmin e tij me përsosjen e simfonisë, në formë dhe përmbajtje, dhe me lindjen e një koncepti muzikor të ri e të rëndësishëm, siç ishte sonata klasike. Po në këtë periudhë, opera u zhvillua më tej, duke u kthyer në gjininë e parapëlqyer nga shtresat e larta shoqërore.Opera seria (serioze) ishte opera tipike e periudhës së Klasicizmit, e cila pati një zhvillim të rëndësishëm, sidomos në strukturë dhe gjuhë muzikore. Kompozitori Kristof Vilibald Gluk (Christoph Willibald Gluck) njihet si reformator i operës seria. Vepra e tij solli ndryshime në idetë, përmbajtjen dhe konceptimin muzikor e dramatik të operës. Muzika u vu në shërbim të tekstit dhe u thjeshtua nga zbukurimet e panevojshme vokale, kurse uvertura u përdor për përgatitjen e dramës së operës.Opera buffa (komike) u përfaqësua me kompozitorin Moxart, i cili është më i njohur për operat komike si: “Martesa e Figaros“ (Le Nozze Di Figaro), “Don Xhovani” (Don Giovani), “Kështu bëjnë të gjitha” (Così fan' tutte), si dhe “Flauti magjik” (Die Zauberflöte), si një pikë referimi në traditën gjermane.Gjithashtu, gjatë Klasicizmit u zhvilluan më tej gjini të reja, si simfonia, sonata, trioja etj. dhe u përcaktuan qartë format e tyre. Opera buffa\nga Zhak Lui Davidëso

