Page 45 - Demo
P. 45
43Tematika Muzika dhe shoqëriaKërko të dhëna nga burime të ndryshme informacioni në lidhje me ngjarjet kulturore, politike apo shkencore që ndodhën gjatë periudhës së Klasicizmit. Veço dy momente kyçe të kësaj periudhe, duke sjellë fakte, fotografi, vepra artistike, përfaqësues, ngjarje etj.Klasicizmi Klasicizmi njihet si periudha e formave të qarta, të rregullta, simetrike, me përmbajtje të lirë dhe më afër njerëzores. Klasicizmi është një nga periudhat më të zhvilluara të muzikës klasike. Klasikja nënkupton vlerën e përhershme dhe kjo më së miri evidenton rëndësinë e kësaj periudhe edhe në muzikë. Vjena kryeqyteti i Austrisë ishte qendra më e madhe në të cilën kultivohej ky stil e në të cilin jetonin tre kompozitorët e njohur si Treshja Vieneze (Hajden, Mozart dhe Bethoven). Në kuadër të krijimtarisë së tyre arrihet kulminacioni zhvillimor i klasicizmit, duke i bërë këta tre kompozitorë reprezentuesit më të mëdhenj botëror të këtij stili në muzikë. Tri nga format kryesore muzikore të cilat kompozoheshin dhe gëzuan popullaritet të madh në klasicizëm ishin: sonata, simfonia dhe koncerti solistik.Sonata vjen nga gjuha latine sonare – tingull/muzikim, dhe është formë muzikore (muzikën klasike) e cila përbëhet nga disa pjesë dhe interpretohet nga një instrument i vetëm apo nën përcjellje të një apo më shumë instrumenteve. Simfonia, si edhe sonata, simfonia është vepër instrumentale, por në interpretimin e të cilës përfshihet tërë orkestra. Koncerti solistik është vepër muzikore e cila interpretohet nga një instrument solo dhe orkestra simfonike. Instrumentet muzikore u përsosën dhe u pasuruan me prurje të reja, si pianoja dhe klarineta. Klasicizmi muzikor njihet ndryshe edhe si klasicizmi vjenez, pasi gjatë kësaj kohe, Vjena u bë qendra e zhvillimit muzikor. Aty u krijua shkolla klasike e simfonisë me kompozitorë të shquar të kohës. W.A.Mozart“Koncert për flaut i Frederikut të Madh në Sansuçi”, Adolf Menzel (Adolph Menzel)Portofoli ytSonataPiano etj.

