Page 47 - Demo
P. 47
45Volfgang Amadeus MoxartLudvig van BethovenLudvig van Bethoven (1770-1827) është një nga personalitetet më të shquara të muzikës. Lindi në Bon të Gjermanisë, ku mori dhe edukimin muzikor, nën nxitjen e të atit. Më 1792-shin, me ftesë të Hajdenit, shkoi në Vjenë dhe shumë shpejt u bë i famshëm në Evropë si pianist dhe kompozitor. Bethoveni vuri themelet e stilit të ri muzikor pianistik. Stili i tij i interpretimit ndryshonte shumë nga i të tjerëve, pasi ishte modern, plot teknikë dhe virtuozitet. Përveç muzikës, ai studioi edhe letërsi, histori e filozofi. Veprat e Shilerit, të Shekspirit, të Plutarkut, të Homerit, të Rusoit dhe të Gëtes e tërhoqën veçanërisht. Më 1802-shin, ai filloi të punonte për “Simfoni nr. 3”, kushtuar mikut të tij Napoleonit, të cilën e quajti “Simfonia heroike”. “Simfonia nr. 5”, e quajtur ndryshe “Simfonia e fatit”, është një ndër më të famshmet e Bethovenit. Me “Simfoninë nr. 9”, Bethoveni u bë kompozitori i parë që kombinoi orkestrën me korin. Kjo simfoni u luajt në një nga sallat e koncerteve të Vjenës me dirigjent vetë Bethovenin, i cili në këtë kohë qe pothuajse e kishte humbur dëgjimin. Krijimet e tij, që përfshijnë 9 simfoni, një koncert për violinë, 5 koncerte për piano, 32 sonata për piano, 16 kuartete harqesh, sonata për violinë e violonçel, një opera, shumë uvertura etj., përbëjnë një thesar të artit muzikor botëror. Volfgang Amadeus Moxart (1756-1791) lindi në Salzburg të Austrisë. Edukimin muzikor e mori nën udhëheqjen e të atit, i cili ishte violinist dhe dirigjent. Në moshën gjashtëvjeçare, ai ishte një virtuoz i njohur në të gjithë Evropën dhe, mbas disa vitesh, një kompozitor i sigurt dhe me plot besim në aftësitë e veta. Disa nga operat e tij më të suksesshme që luhen edhe në ditët tona janë: “Dasma e Figaros”, me libret të Pier Bomarshesë (Pierre Beaumarchais), “Don Zhuani”, me libret të Lorenco da Pontes (Lorenzo Da Ponte), “Cosi fan’tutte” ose “Kështu bëjnë të gjitha”, “Flauti magjik” etj. Opera “Flauti magjik” dhe “Rekuiem” janë dy veprat e tij të fundit, nga të cilat “Rekuiem”, një vepër fetare e përmasave të mëdha, mbeti e papërfunduar. Ai vdiq më 5 dhjetor 1791, në një gjendje të mjerueshme dhe i pavlerësuar nga shoqëria aristokrate e kohës. Gëte ka thënë për të: “Një fenomen siMoxarti është i pashpjegueshëm”.V.A.Moxart opera \L.V.Bethoven \Tematika Muzika dhe shoqëriaPortofoli yt Kërkoni nga burime të ndryshme informacioni (media, biblioteka, interneti) kuriozitete lidhur me këta kompozitorë.

