Page 5 - Demo
P. 5


                                    HYRJETë dashur nxënës,Një nga udhëtimet më të bukura që mund të përjetoni gjatë shkollimit tuaj të arsimit të mesëm të ulët është ai me anë të muzikës, tingujve muzikorë. Ne si autorë jemi përkujdesur që gjatë këtij viti shkollor muzika që do t’ju shoqërojë, t’ju mundësojë njohjen nga afër jo vetëm të muzikës klasike, por edhe të zhanreve të tjera e sidomos edhe të vetë kulturës sonë tradicionale, e cila është shumë e pasur me këngë e valle. Ju do të keni mundësi të njihni ngjarje, rrethana, histori të popujve të ndryshëm me anë të këngëve që kemi zgjedhur për ju. Ky libër, i cili kujdeset t’ju japë një kulturë të përgjithshme muzikore përshtatur nivelit tuaj shkollor, është i ndarë në tri pjesë kryesore. Në libër janë radhitur këngë për fëmijë, fragmente muzikore të shkëputura nga veprat më të rëndësishme të muzikës klasike, këngë dhe valle popullore e deri te këngët patriotike shqiptare, të cilat do t’ju shërbejnë edhe për të kremtuar manifestime të ndryshme. Në libër janë radhitur disa karakteristika të teorisë muzikore (ndërtimit të muzikës), ushtrime me ritme të ndryshme, instrumente muzikore, pjesë e cila është mjaft e dëshirueshme nga ju. Në libër jemi kujdesur t’ju njohim me kompozitorët, interpretuesit dhe krijuesit e muzikës klasike botërore e kombëtare, bazuar në stile të veçanta muzikore me të cilat do të keni mundësi të njoftoheni nga mësuesi juaj. Me dëshirën e madhe që lëndën/nxënien ta bëjmë të lehtë, por edhe tërheqëse, ne kemi vendosur që numri më i madh i këngëve të ketë edhe shoqërimin me Qr code dhe kjo do të jetë mbështetje e madhe për ju gjatë interpretimit, por padyshim edhe për mësuesit/es tuaj, të cilët tashmë do ta kenë më të thjeshtë punën me pjesët dëgjimore.Ne ju dëshirojmë udhëtim të bukur muzikor,AUTORËT
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10