Page 50 - Demo
P. 50
4818 Interpretues shqiptarëBlerim Grubi, violinist. Studimet i mbaroi në Fakultetin e Artit Muzikor në Shkup, në klasën e prof. L. Gospodinov. Magjistroi në vitin 1999. Ka qenë pjesëmarrës i rregullt i festivaleve ”Vera e Ohrit “, ”Ditët e Muzikës Maqedonase”, Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Kamertale në Prishtinë. U prezantua edhe në koncertet e organizuara nga UNICEF-i në Shkup dhe Osjek. Është violist-udhëheqës pranë Filharmonisë Maqedonase. Ndoqi kurse perfeksionimi në “Academia Chigiana” në Siena të Italisë te violisti i shquar botëror, prof. Jurij Bashmet. Ka koncertuar në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë, Francë, Spanjë. Aktualisht është ligjërues në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, si dhe në Fakultetin Pedagogjik të Shkupit. Është udhëheqës i violave në Orkestrën Harkore të Filarmonisë së Kosovës dhe violist i Ansamblit Vivendi.Blerim Grubi Visar Kuçi lindi më 1983, në Prishtinë. Ai është violinist dhe është marrë me muzikë që në moshën 9-vjeçare, duke eksploruar dhe më pas duke zotëruar instrumente të ndryshme si violina, kontrabasi, kitara, bas-kitara. Ai ka studiuar në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, Prishtinë, ndërsa studimet universitare i ka kryer në Mynster të Gjermanisë, në Fakultetin e Artit Muzikor të Universitetit “Westfälischen Wilhelms”.Kuçi ka interpretuar në shumë koncerte si solist dhe në ansamble të ndryshme në Gjermani, Itali, Austri, Belgjikë, Holandë, Bosnjë-Hercegovinë, si dhe në Kosovë. Visar KuçiMendelssohn-Violin Concerto in E minor Op.64 3-rd mov. played by Visar Kuci ÜAndante & Allegretto - Blerim Grubi Ü

