Page 51 - Demo
P. 51
49Portofoli ytTematika Muzika dhe shoqëriaVenera Mehmetagaj-Kajtazi (1960) është flautiste nga Kosova. Ajo ka zhvilluar koncerte si soliste në: Opati, Beograd, Zagreb, Rovinj, Sarajevë, Novi Sad, Dubrovnik, Gjermani, Spanjë, Slloveni,Turqi, Shqipëri, Maqedoni dhe Francë. Është specializuar në Francë dhe Shqipëri, si dhe u magjistrua në klasën e Nikola Atanasov.Venera Mehmetagaj-Kajtazi përfaqësoi ish-Jugosllavinë në Festivalin Botëror për të rinjë në Havana të Kubës dhe në Kongresin Botëror të muzikantëve të rinj në Zagreb. Që nga mosha 14-vjeçare ka qenë soliste për vite me radhë në Orkestrën Simfonike të RTPsë dhe ka ekzekutuar si soliste në Lojërat Verore të Dubrovnikut, në Opati, Mal të Zi, Shqipëri etj. Ajo ka luajtur solo në koncerte me Orkestrën Simfonike të RTSH-së, Orkestrën Filharmonike të Shkupit, Orkestrën Simfonike të Nishit dhe në Beograd, Orkestrën Simfonike të Zagrebit, me prezantime të shumta për RTV-në e Zagrebit; me Orkestrën Simfonike Shtetërore të Turqisë në Izmir, Ansamblin Kamertal “AMRA”, Ansamblin Kamertal të Tiranës, si dhe me Orkestrën Filharmonike të Kosovës.Venera Mehmetagaj-Kajtazi Venera Mehmetagaj Kajtazi - Csardas, Vittorio Monti ÜKërko të dhëna nga burime të ndryshme informacioni në lidhje me veprimtarinë artistike të dy instrumentistëve apo këngëtarëve kosovarë. Sill fakte, fotografi nga ngjarje artistike të perfomuara nga këta artistë.

