Page 58 - Demo
P. 58
56fragmentin muzikor të shkëputur nga “Vallet hungareze” të kompozitorit Johanes Brahms dhe përshkruaj ndjesitë dhe emocionet që të krijon muzika.Dëgjo dhe diskuto19 Kultura muzikore gjatë RomantizmitRomantizmi është një lëvizje ideo-artistike, që u zhvillua gjatë shekullit XIX, e cila përfshiu letërsinë, teatrin, pikturën dhe muzikën.Artet po ndërthureshin ndërmjet tyre, pavarësisht formës dhe mënyrës së shprehjes. Muzika u mbështet në subjektet e romanit, piktura paraqiste figura të letërsisë dhe poezia fitoi muzikalitet. Në pikturë, muzikë e letërsi filluan të zënë vend gjithnjë e më shumë ngjarjet historike. Personaliteti i njeriut u vu në qendër të vëmendjes së artit romantik. Kompozitorët u mbështetën në elementet origjinale të folklorit muzikor, në meloditë e ritmet popullore, në format e të shprehurit muzikor, shfaqjet muzikore popullore dhe muzikën instrumentale popullore.Këngët popullore u bënë bazë e stileve të ndryshme muzikore, e formave dhe e gjinive instrumentale, vokale, simfonike e skenike. Nacionalizmi ishte një nga tiparet e rëndësishme të Romantizmit, gjë që çoi në formimin e shkollave kombëtare romantike. Në gjysmën e parë të shekullit XIX, u krijua shkolla polake me përfaqësues Frederik Fransua Shopenin (Frédéric François Chopin). Shkolla rusee filloi rrugën e saj me kompozitorin Mikhail Ivanoviç Glinka (Mikhail Ivanovich Glinka) dhe arriti një nga kulmet e saj me Pjotr Iliç Çajkovskin (Pyotr Ilyich Tchaikovsky). Shkolla hungareze u përfaqësua nga Franc List (Franz Liszt), ndërsa shkolla çeke nga Bedrizh Smetana (Bedřich Smetana) dhe Antonin Dvorzhak (Antonín Dvořák). Në gjysmën e dytë të shek. XIX, në vendet skandinave u krijua shkolla norvegjeze me përfaqësues Edvard Grig (Edvard Grieg) dhe ajo finlandeze me përfaqësues Jan Sibelius (Jean Sibelius). Gjatë Romantizmit u zhvilluan: • krijimi i lirë dhe i pavarur; • stili individual dhe ai kombëtar; • shkollat kombëtare; • gjini dhe forma të reja muzikore; • muzika me program.Zhvillime të reja pati në opera, balet dhe muzikë simfonike. Kompozitorët më të shquar të kësaj periudhe ishin: Franc Shubert (Franz Schubert), Robert Shuman (Robert Schumann), Nikola Paganini (Niccolò Paganini), Feliks Mendelson (Felix Mendelssohn), Franc List, Frederik Shopen etj. Muzika pianistike zuri një vend të rëndësishëm në krijimtarinë e tyre. Gjinitë dhe format klasike pësuan ndryshime, si dhe njëkohësisht lulëzuan gjini dhe forma të reja muzikore të palëvruara më parë, si: miniatura, mazurka, nokturni, polonezja. Nëpërmjet sonatës dhe simfonisë, muzika instrumentale Baleti \ëso

