Page 60 - Demo
P. 60


                                    5820Përfaqësues dhe vepra muzikoreFranc Shubert (Franz Schubert) (1797-1828) lindi në Lihtental të Vjenës. Edukimi muzikor nuk i mungoi asnjëherë, pasi e gjithë familja e tij luante bashkë në kuartet. Duke qenë pjesëtar i orkestrës së shkollës, ai u njoh me veprat e Moxartit, të Hajdenit dhe të Bethovenit. Shuberti krijoi liedin (romancën vokale), që u shndërrua në një gjini muzikore karakteristike të kohës. Në moshën 17-vjeçare, kompozoi simfoninë e tij të parë dhe disa këngë, ndër të cilat spikat “Margarita në çikrik” nga “Fausti” i Gëtes. Me “Simfoni nr. 8” (e pambaruar), ai njihet si krijuesi i simfonisë romantike. Vepra të tjera të tij janë ciklet me këngë “Mullixhesha e bukur”, “Rrugë dimërore” etj. Ai pati një jetë të vështirë dhe vdiq në moshë të re, për shkak të sëmundjeve.Hektor Berlioz ( 1803 -1869) lindi në Francë. Edhe pse prindërit e tij dëshironin që ai të bëhej mjek, Hektori iu përkushtua mësimeve të muzikës, duke ndjekur Konservatorin e njohur të Parisit. Hektor Berlioz ishte kompozitor, dirigjent dhe shkrimtar i muzikës, aftësi të cilat ai i përdori me orgjinalitet duke i dhënë një drejtim të ri muzikës franceze.Krijimtaria e tij u bë nismëtare e muzikës romantike me program dhe sidomos e gjinisë së simfonisë duke krijuar kontraste të forta muzikore.Një nga kryeveprat e tij është “Simfonia fantastike”, ndër vepra të tjera të kompozuara nga ky kompozitor janë vepra orkestrale “Haroldi në Itali”, “Romeo dhe Zhuljeta”, uvertura “Mbreti Lir”, “Karnavali i Romës” etj.Franc ShubertPjotr Iliç Çajkovski (1840-1893) ishte një kompozitor i rëndësishëm rus, dirigjent e pedagog. Muzika e tij shquhet për karakterin kombëtar, për harmoninë e pasur dhe meloditë energjike. Ai shkroi në të gjitha gjinitë e muzikës (koncerte për piano dhe orkestër, koncert për violinë dhe orkestër, simfoni, romanca vokale etj.), por u bë i njohur sidomos në gjininë e baletit me vepra si: “Arrëthyesi”, “Bukuroshja e fjetur”, “Liqeni i mjellmave” etj.Hektor BerliozPjotr Iliç ÇajkovskiF.Shubert \H.Berlioz \P.I.Çajkovski \
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64