Page 64 - Demo
P. 64
6222 Krijues shqiptarëKujtim Laro lindi në Vlorë, më 8 maj 1947. Qyteti i tij i lindjes, aty ku bregdeti i Jonit, polifonia dhe elegjitë e këtij qyteti do të bëheshin frymëzimi i tij deri në fund të jetës, i dha dëshirë dhe pasion për të shkruar muzikë. Studimet e larta i kreu në Iinstitutin e Lartë të Arteve dhe u diplomua në vitin 1970. Më pas, u caktua të punonte pranë Akademisë së Arteve, si pedagog në degën e kompozicionit. Gjinitë më të dashura për të mbetënmuzika e filmit dhe kënga. Rreth 27 filma të njohur artistikë, mbajnë firmën e tij për kolonën zanore. Krijimtaria e këtij kompozitori të madh nisi me muzikën e filmit “I teti në bronz” dhe përfundoi me kolonën zanore të filmit “Lule të kuqe, lule të zeza”, e cila është quajtur nga kolegët e tij si “kënga e fundit e mjellmës”. Ai ka kompozuar muzikë për filma, si: “Në fillim të verës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a vdekje”, “Nëntori i dytë”, “Militanti”, “Vendimi”, “Yjet e netëve të gjata” etj. U nda nga jeta në vitin 2004.Tish Daija lindi më 1926, në Shkodër. Kompozimet e tij të para janë këngët: “Çik, o mori çikë”, “Ndal, bre vash”, “Me lule të bukura” etj. Shkollën e mesme e kreu në vitin 1947, në qytetin e lindjes, ndërsa studimet e larta më 1956-ën, në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Kompozitori i shquar shqiptar është një nga themeluesit e Konservatorit të Tiranës, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, si dhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Ai mban titullin e lartë “Artist i Popullit”. U nda nga jeta më 3 tetor 2004.Tish Daija Kujtim LaroK.Laro \T. Daija, baleti \

