Page 65 - Demo
P. 65
Bashkim Shehu lindi më 1952, në qytetin e Pejës. Studimet për muzikë i bëri në Prishtinë, Sarajevë dhe specializimin për kompozicion në Paris. Është autor i një numri veprash orkestrale, vokale, solistike dhe kamerale, muzikës për film dhe teatër. Gjuha shprehëse muzikore e tij dallohet për shfrytëzimin e melosit popullor me elemente të njohura të muzikës bashkëkohore dhe me ato më të reja. Veprimtaria e tij është e larmishme si në Kosovë, ashtu edhe në Kroaci. Nga krijimtaria e tij veçojmë: “Refleksione” për kuartet harqesh, “Skica simfonike” për orkestër, “Loja e eshtrave” kantatë, “Elegji pë Rexho Mulliqin”, “Të lindet njeriu” për kor, baleti “Besa”, muzikë për filmin “Lepuri me pesë këmbë”, vepra skenike etj. Kompozoi shumë këngë për fëmijë dhe për të rinj.Esat Rizvanolli (1936-2006), lindi në Gjakovë. Hapat e parë drejt muzikës i hodhi në vendlindjen e tij, për të vazhduar shkollën e mesme të muzikës në Prizren. Studimet universitare i përfundoi në Akademinë e Muzikës në Beograd, fillimisht në teori dhe pedagogji muzikore e më vonë për kompozim. Esat Rizvanolli ndoqi edhe studimet pasuniversitare në Konservatorin e Moskës. Veprimtaria e tij muzikore përbëhet nga vepra të formave dhe gjinive të ndryshme muzikore. Ai është tradicional për sa i përket stilit krijues. Nga veprat e tij dallojmë: Veprat korale, madrigali, kor i përzier (1961), N’mjedis ballit ma ke një pikë etj.Veprat vokalo-instrumentale: fjala e Skënderbeut, baritone, kor i përzier, recitator dhe orkestër (1968), Rezistenca 1943, Poema Simfonike, kor i përzier dhe orkestër (1973). Veprat kamertale: suita darsmore, piano (1960), Adagio dhe Scherzo, piano (1961), Rondo rustico, piano (1961), Fuga me katër variacione, violinë dhe piano (1961-62), Peshkatari, violinë dhe piano (1960), Temë me 7 variacione, piano (1962), Kuartet harkor (1963), Valle e rëndë shqiptare, flautë, klarinetë, piano, kor i përzier dhe recitatorë (1993), Preaeludium, piano (1996). Veprat orkestrale: poema simfonike (1974), Musica simfonica (1977), Koncert, violinë dhe orkestër (1985), Koncert, violinë dhe orkestër kamertale (1999). Veprat e këtij kompozitori u interpretuan në Kosovë dhe jashtë saj, në vende të ndryshme të ishJugosllavisë.Bashkim ShehuEsat Rizvanolli63Tematika Muzika dhe shoqêriaPortofoli ytZhvillo pemën e muzikës kosovare dhe shqiptare, duke shkruar rreth krijimtarisë së tyre.Veço kompozitorin/en tënd/e të parapëlqyer.Prezantoje punimin tënd në klasë.E.Rizvanolli, \

