Page 66 - Demo
P. 66


                                    64fragmentet muzikore nga “Rapsodia blu” e kompozitorit Xhorxh Gershuin (George Gershwin) dhe “Sonata e hënës” e Bethovenit. Përshkruaj me fjalë të thjeshta të përbashkëtat dhe të veçantat që dëgjon te secila vepër muzikore.Dëgjo dhe diskuto23 Muzika në shekullin XIX/XXNë fundin e shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX, në Itali, u krijua një rrymë e re artistike e quajtur Verizëm. Verizmi është një rrymë pasromantike, e cila fillimisht lindi si lëvizje letrare. Verizmi në Itali përfaqësohet nga Pjetër Maskanji (Pietro Mascagni) (1863-1945). Vepra e tij veriste ishte opera “Kavaleria rustikane” me libret të Xhovani Vergës (Giovanni Verga), i cili ishte një nga shkrimtarët kryesorë të Verizmit. Në këtë vepër mbizotërojnë realiteti dhe ndjenja dramatike, si dhe paraqiten histori të vërteta në situata të parashikueshme, pa sentimentalizëm të tepërt. Kompozitorë të tjerë të kësaj periudhe janë: Umberto Xhordano (Umberto Giordano, 1867-1948), Ruxhero Leonkavalo (Ruggero Leoncavallo, 1857-1919), fama e të cilit është e lidhur me operën “Paliaço”, Xhakomo Puçini (Giacomo Puccini, 1858-1924), suksesi i të cilit erdhi me operën “Manon Leskot” dhe vazhdoi me kryeveprën e tij operën “Bohema”. Verizmi në Gjermani përfaqësohet nga Rikard Shtraus (Richard Strauss, 1864-1949) dhe Gustav Mahler (1860-1911), kompozitorë të cilët filluan të krijojnë një stil të ri muzikor. Shtrausi ndërtoi gjuhën muzikore, duke futur ironinë te poemat e tij simfonike, ndërsa Mahleri i zëvendësoi heronjtë e mëdhenj dhe idealet e mëdha vagneriane me njeriun e zakonshëm. Fundi i shekullit XIX shënoi lindjen e disa lëvizjeve të reja artistike, ku më të rëndësishmet ishin Impresionizmi dhe Ekspresionizmi. Në Impresionizëm, kompozitori vë në qendër të vëmendjes tingullin dhe atmosferën që krijon muzika dhe jo formën e saj, siç ndodh në Klasicizëm dhe Romantizëm. Në Francë, Impresionizmi muzikor u modelua si stil, u zhvillua dhe arriti kulmin e tij me veprat e kompozitorit Klod Debysi (Claude Debussy, 1862-1918). Me një krijimtari të pasur muzikore për piano, shumë origjinale dhe novatore, Debysi konsiderohet mjeshtër i tingullit. Ai krijoi një gjuhë të re muzikore, e cila përjashtonte shumë rregulla tradicionale, duke sjellë prishjen e melodisë dhe largimin e saj nga burimi popullor, ashpërsimin e harmonisë dhe shfaqjen për herë të parë të akordeve disonante (të çrregullta). Kompozitorë të tjerë të kësaj periudhe janë: Moris Ravel (Maurice Ravel), Isak Albeniz (Isaac Albéniz), Xhon Alden Karpenter (John Alden Carpenter), Frederik Delius (Frederick Delius), Pol Djukas (Paul Dukas), Manuel de Fala (Manuel de Falla), Çarls Tomlinson Grifs (Charles Tomlinson Griffes), Otorino Respigi (Ottorino Respighi).Klod Mone (Claude Monet), “Perëndim” (vepër e Impresionizmit)ëso
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70