Page 67 - Demo
P. 67


                                    65Tematika Muzika dhe shoqëriaPortofoli ytKërko të dhëna nga burime të ndryshme informacioni, në lidhje me ngjarjet artistike, kulturore, politike apo shkencore që ndodhën gjatë shekujve XIX-XX. Veço dy momente kyçe të kësaj periudhe duke sjellë fakte, fotografi, vepra artistike, përfaqësues, ngjarje etj. Krijo një CD me vepra muzikore të zgjedhura të kompozitorëve të ndryshëm.Xhorxh Gershuin (George Gershwin, 1898-1937) është një nga kompozitorët më të rëndësishëm amerikanë të shekullit XX. Disa nga veprat e tij më të njohura janë: “Rapsodia blu”, “Një amerikan në Paris” etj. Dimitri Shostakoviç (Dmitri Shostakovich, 1906-1975), kompozitor dhe pianist rus, konsiderohet si një nga kompozitorët kryesorë të shekullit XX. Muzika e tij karakterizohet nga kontraste të mprehta, elemente groteske dhe ndikime të stilit neoklasik. Krijimtaria e tij përfshin: 15 simfoni dhe gjashtë koncerte, 15 kuartete me varg, një kuintet piano, dy sonata, 24 prelude dhe fuga, opera, balete, muzikë filmi. Një nga veprat e tij më të njohura është “Vals nr. 2 - op. 99”.Në kohën kur jeton dhe krijon Shostakovic, ne kemi nje kompozitor të njohur shqiptar me emrin Shime Deshpali (1897-1981) i lindur në Arbresh të Zarës - Kroaci i lidhur me muzikën popullore shqiptare. Ishte kompozitor me tema popullore, pedagog muzikor, dirigjent i ansambleve amatore në Dalmaci si në Zarë, Dubrovnik.Ai ishte poet dhe shkrimtar arbnesh. Opusi i tij nuk ishte fort i madh. Ka përpunuar dhe stilizuar disa këngë popullore për kore. Mes tyre dallohen këto këngë: Dashnore tu bana moj Shaje, Oh ky Mehmeti, të gjitha për kore të përziera. Ka disa këngë në vargje: Lenës, Lulëzoi lulja, Këngë për kore fëmijësh.Pjesë për piano si Dansi i lulës. Ka pak vepra orkestrale si: Funtoma, Upria, Moba, si dhe operën e papërfunduar Vana.Xhorxh GershuinDimitri Shostakoviç1. Kërko të dhëna rreth kompozitorit Xhorxh Gershuin. Bëj një përmbledhje të tyre, duke u përgjigjur pyetjeve që vijojnë dhe duke shtuar fakte që të duken mbresëlënëse.Çfarë lloj muzike kompozoi Xhorxh Gershuin?Cili ishte instrumenti i tij i parapëlqyer?Cila vepër e bëri të famshëm?Pse e shkroi ai veprën “Rapsodia blu”?Provo aftësitë muzikoreD.Shostakoviç, “Valsi nr 2” Ü
                                
   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71