Page 68 - Demo
P. 68
Bahri Çela ka studiuar në Konservatorin e Shën Petërsburgut në Rusi dhe në Nicë (Francë). Ai ka punuar në Radio Prishtina, ka qenë edhe udhëheqës i korit në shkollën e mesme të muzikës në Prishtinë. Është një ndër nismëtarët e themelimit të Orkestrës Simfonike të Radiotelevizionit të Prishtinës, në vitin 1975. Si dirigjent i kësaj orkestre ka realizuar koncerte të rregullta me vepra të autorëve shqiptarë, por edhe botërorë. Në vitin 2000,Bahri Çela bashkë me muzikantë të tjerë themeluan Filarmoninë e Kosovës. Bahri Çela6624 Përfaqësues dhe vepraKreshnik Aliçkaj (1982) ka studiuar në Akademinë e Muzikës, dega e Pedagogjisë së Përgjithshme Muzikore, në Universitetin e Prishtinës, Kosovë. Ai është ndër kompozitorët që ka sjellë risi, duke futur lahutën në muzikën klasike. Shumë vepra të tij orkestrale kanë fituar çmime të shumta. Një nga veprat e tij simfonike u ekzekutua në shenjtërimin e Nënë Terezës, në Vatikan, në vitin 2016, ndërsa vepra “Piano Quintiles” e kompozuar për violinë, violonçel dhe piano fitoi çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar për kompozitorë në Luksemburg. Po ashtu, zuri vendin e parë në konkursin ndërkombëtar të kompozitorëve \veprën “Kuintet pianistik”, e shkruar për dy violina, violonçel, dhe piano.Drinor Zymberi (1987) është kompozitor i muzikës koncertale, me një repertor të gjerë interpretimesh në vende të ndryshme. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës (për kompozim). Që herët ka marrë pjesë dhe është evidentuar në konkurse të ndryshme për kompozitorët e rinj, për ta vijuar më pas jetën koncertore jo vetëm në kryeqytetet e Kosovës e Shqipërisë, por edhe në shumë qendra muzikore të Ballkanit dhe Evropës. Veprat që ka publikuar janë: Trance për orkestër harkore dhe Moving landscapes po për orkestër harkore. Gjithashtu ai është fitues i disa konkurseve te njohura për kompozim në Finlandë, Gjermani, Poloni dhe Itali.Kreshnik AliçkajDrinor Zymberi

