Page 75 - Demo
P. 75
“Jaihouse Rock” Ü73Tematika Muzika dhe shoqëriaPortofoli ytMuzika moderne, rryma dhe përfaqësues1. Plotëso fjalitë e mëposhtme.Muzika rokenroll e ka prejardhjen nga .Muzika rok e ka prejardhjen nga . Hard-roku është nënlloj i .2. Rendit disa karakteristika të muzikës rok.Hard-roku është një nënlloj i muzikës rok që filloi rreth viteve ‘60. Kjo muzikë karakterizohet nga të kënduarit në mënyrë agresive dhe shoqërimi me kitarë bas dhe bateri, shpesh edhe tastierë. Hard roku mori zhvillim të madh në vitet ‘70, ku u shquan mjaft grupe, si: AC/DC, Led Zeppelin, Deep Purple, Aerosmith etj. Në mesin e viteve ‘80, ky zhanër arriti kulmin me grupe dhe këngëtarë si: Metallica, Bon Jovi, Def Leppard, Guns N’ Roses etj.Grupi “Metallica”Ndikimi i saj filloi të zbutej kur në tregun ndërkombëtar të muzikës u shfaqën rryma të reja me ritëm më të lehtë, sikurse ishte muzika pop. Muzika pop si rrymë filloi të merrte formën e saj moderne në SHBA dhe Angli, gjatë mesit të viteve ‘50. Vetë termi i saj është shkurtim i fjalës “popullore”. Kjo muzikë, tashmë vërtet shumë popullore dhe e dashur për publikun, është quajtur ndryshe edhe muzika e trupit. Deri në fund të viteve ‘60, popi dhe roku ishin terma të përafërt. Artistë që kanë kënduar, luajtur dhe kompozuar muzikën pop janë të shumtë. Ndër ta, midis shumë emrash, përmendim Madonën (Madonna), Uitni Hjustonin (Whitney Houston), Elton Xhonin (Elton John), Majkëll Xheksonin (Michael Jackson), i cili njihet edhe si mbreti i muzikës pop etj.Kërko të dhëna mbi muzikën rok and roll dhe nënllojeve të saj. Rendit një grup muzikor apo këngëtar për secilën rrymë muzikore.Diskuto një këngëtar apo grup muzikor që të pëlqen më shumë.Provo aftësitë muzikore

