Page 86 - Demo
P. 86


                                    8430 Krijojmë së bashkuPlotëso pas dëgjimit dhe krijimit:● Koncerti: \● Kompozitori: Antonio Vivaldi● Shpejtësia në të cilën ekzekutohet pjesa: ● Karakteri i pjesës: ● Ngjyrat që unë përdora në punimin tim: ● Instrumenti që luhet vepra muzikore: Dëgjo koncertin “Pranvera” nga “Katër stinët” e Antonio Vivaldit, dhe përcill emocionet e tua përmes artit figurativ, duke përdorur elementet e artit.Koncerti “Pranvera” është një nga katër kohët e veprës muzikore “Katër stinët” e A. Vivaldit. Koha e parë “Pranvera” e Vivaldit është Allegro, që do të thotë se muzika luhet shpejt. Nisur nga kjo, për realizimin e punimit tënd sugjerojmë të përdoren ngjyrat e ngrohta apo të gjalla, si dhe të kombinohen ato me elementet e tjera si forma, vija, kontrasti etj.Karakteri muzikor dhe ngjyrat janë zërat e brendshëm të gjendjes shpirtërore që mund t'i provosh duke dëgjuar një pjesë muzikore. Këto dy elemente (të muzikës dhe të artit figurativ) do të bëjnë pjesë në ndjenjat dhe në krijimin tënd.Hapat për të zhvilluar krijimin tënd.● Dëgjo koncertin “Pranvera” nga “Katër stinët”.● Përcakto karakterin dhe shpejtësinë e melodisë: allegro, moderato ose adagio.● Vazhdo të dëgjosh veprën muzikore dhe fillo të skicosh punimin tënd nëpërmjet emocioneve që të jep muzika.● Pasi të skicosh idenë, fillo ngjyrosjen e punimit me ngjyrat që ke zgjedhur.Wassily Kandinsky, Improvizim nr. 26 (vaj në kanavacë, ArtsDot)Kuarteti Katër Stinët
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90