Page 90 - Demo
P. 90


                                    8832 Interpretues shqiptarëRame Lahaj është tenor i operës së Kosovës i njohur për performancat në shtëpitë më të njohura të operës në botë. Ndër rolet e tij të shquara janë Alfredo tek opera “La Traviata”, roli i Dukës së Mantovës tek opera “Rigoletto”, roli i Rodolfos tek opera “La Bohème”, roli i Edgardos tek opera “Lucia di Lammermor” dhe roli i Pinkertonit tek opera “Madama Butterfly”. Rame Lahaj ka lindur në Istog të Kosovës më 1983. Ai është artisti i parë, para dhe pas luftës, që performoi në skenat më të rëndësishme ndërkombëtare të operës, përkrah emrave të mëdhenj si Plaçido Domingo, performanca të cilat i dhanë edhe çmimin e madh në Konkursit Botëror të Operës, çmimin prestigjioz dhe të rëndësishëm \nga më prestigjiozet, përfshi Shtëpinë e Operës Mbretërore Covent Garden në Londër, Operën Kombëtare të Parisit, Teatrin Bolshoi në Moskë, Gran Teatre del Liceu në Barcelonë, Arenën e Veronës, Operën e Australisë në Sidnei, Los Angeles Opera, Teatro Real në Madrid, Deutsche Oper në Berlin, Staatsoper në Berlin, Haus Für Mozart në Salcburg, Semperoper në Dresden, Royal Albert Hall në Londër, Operën e Tel Avivit, Teatro Massimo në Palermo dhe shumë të tjerë.Rame Lahaj Ermonela Jaho lindi më 1974 në Tiranë dhe po aty kreu studimet për kanto në liceun artistik “Jordan Misja”. Pasi fitoi konkursin e organizuar nga sopranoja italiane Katia Riçareli, shkoi në Itali, ku studioi kanto në akademinë “Santa Cecilia” në Romë. Jaho është një nga këngëtaret lirike shqiptare më të famshme. Ajo ka interpretuar në skenat e mëdha botërore (Londër, Nju-Jork, Filadelfia, Mantova, Verona, Milano etj.) vepra operistike të rëndësishme, si: “Hirushja” e Rosinit, “Miku Fric” e Maskanjit, “Traviata” e Verdit, “Madamë Batërflaj” e Puçinit, “Bohema” e Puçinit etj.Ermonela Jaho
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94