Page 91 - Demo
P. 91
89Tematika Muzika dhe shoqëriaPortofoli ytElbenita Kajtazi është një soprano e cila i ka kryer studimet në Shkollën e Mesme të Muzikës në Mitrovicë dhe më pas studimet në Universitetin e Prishtinës. Debutimin e saj e pati me Orkestrën Filarmonike të Kosovës në vitin 2009, duke kënduar në shumë koncerte gjatë gjithë sezonit. Elbenita Kajtazi ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Më së fundi, ajo fitoi çmimin e parë në \Zandonai\të veçanta. Në vitin 2014, fitoi çmimin e parë \Argiris\fitoi çmimin e parë në Festivalin e Këngës së Flamurit dhe Koncertin Ndërkombëtar të Muzikës ARS Kosova 2009. Gjithashtu mori një bursë në verën e vitit 2013 për të ndjekur Programin Campo d'Oro në Nju-Jork. Elbenita KajtaziJosif GjipaliVeço interpretuesin/en tënd/e të parapëlqyer dhe shkruaj më gjerë rreth veprimtarisë së tij muzikore, duke u ndalur në një prej veprave të tij/saj.Josif Gjipali është këngëtar i njohur, lindur në Vlorë. Pas diplomimit në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, Josif Gjipali e nisi karrierën (1999) si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit. Më 2002 fitoi çmimin e parë në “Tito Gobbi”, një konkurs mbi muzikën operistike. Një vit më vonë fitoi çmimin e dytë në “Operalian” e Plaçido Domingos, një konkurs me emër në botën operistike për këngëtarët e rinj. Ky konkurs i dha mundësinë që të njihej nga emrat e njohur të kësaj bote, nga ku nisi dhe karriera e tij ndërkombëtare. Ka një karrierë të mrekullueshme në skenat e Evropës, dhe ka luajtur role nga më të rëndësishmet si tenor në operat e mëdha, duke fituar emrin e veçantë të një tenori të klasit të parë. Mbas një karriere të suksesshme në Shqipëri, ai ka debutuar në skenën e La Scala-s (Milano), si dhe në shumë skena nga më prestigjiozet e Evropës, në rolet e operave si \\

