Page 92 - Demo
P. 92
Pjesët muzikore që dëgjoni në shtëpi ose në çdo mjedis ku ka muzikë, në përgjithësi, janë regjistrime në disk ose CD. Por si bëhet regjistrimi i zërave ose i një muzike?Regjistrimi bëhet në një sallë ose dhomë regjistrimi që është e izoluar mirë nga zhurmat. Aty ndodhet interpretuesja ose interpretuesi, si dhe mjetet fonike. Kjo sallë/dhomë komunikon nëpërmjet një xhami me një tjetër sallë/dhomë, ku gjenden të sistemuara të gjitha aparaturat për regjistrim. Impulset zanore transformohen në impulse elektrike nga mikrofoni, nëpërmjet disa fijeve që arrijnë në këtë sallë, të quajtur salla e regjistrimit, ku tekniku i regjistrimit (fonisë) punon me aparatura të veçanta dhe i regjistron mbi një regjistrator të veçantë që quhet multipistë. Miksimi është faza që ndjek regjistrimin deri në momentin kur vjen te mikseri, i cili është një aparaturë që bashkon harmonikisht pjesë të veçanta. I gjithë regjistrimi kthehet mbi një regjistrator të dytë të quajtur master, ku vijnë të regjistruara vetëm dy pista që korrespondojnë me dy kanale stereofonike dhe ku pastaj kalon në transfer, një aparaturë që transferon tinguj në master mbi një disk-kampion.Kompakt-disku është aparatura që të lejon dëgjimin e një disku të vogël, me diametër 12 cm, që përmban tingujt e regjistruar. 90Mjetet teknike për regjistrim e dëgjim muzikor33

