Page 94 - Demo
P. 94


                                    Kitara është instrument me tela, me origjinë shumë të lashtë, e cila bën pjesë në familjen kordofone. Ekzistojnë lloje të ndryshme kitarash, të cilat ndryshojnë nga forma, materiali, timbri, duke u përshtatur gjinisë muzikore. Kitara standarde ka 6 tela, por kemi kitara që kanë 4, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 18 tela. Dy familjet kryesore të kitarës janë kitarat akustike dhe kitarat elektrike. Tri llojet kryesore të kitarës akustike janë kitara klasike (me fije najloni), kitara me tela çeliku dhe kitara archtop.Kitarat janë njohur si një nga instrumentet kryesore në shoqërimin e muzikës flamengo, xhaz, bluz, kantri, mariaçi, rok dhe shumë forma të tjera të popit.Kitara elektrikeKitara akustikeKitara akustikeKitara klasike me përbërje druri, përbëhet nga tri pjesë: kasa, doreza, telat.Kasa ka formën e numrit 8, me një vrimë të rrumbullakët që shërben për të amplifikuar tingujt e prodhuar nga telat. Doreza zgjatet mbi kasë e deri tek ura. Tastet janë të ndara nga disa të ngritura vertikale prej metali. Disa taste (3, 5, 7 etj.) janë të shënuara me pika të bardha që shërbejnë për të gjetur tingujt. Ato quhen tregues të pozicioneve. Gjashtë telat (prej najloni ose metali) janë të ndryshme dhe shtrihen të tendosura nga kordiera (mbajtësja e telave) deri te çelësat akordues. Mbi kordierë është ura, që shërben për të mbajtur telat më lart nga kasa harmonike.Kitara elektrike është instrument që kërkon përforcim të jashtëm në mënyrë që të dëgjohet në volumet normale të performancës artistike (ndryshe nga kitara akustike, që s'ka nevojë për rrymë elektrike që të dëgjohet, por vetëm - në rastin e kitarës gjysmë-akustike elektrike - për përforcimin e volumit). Kitara elektrike i kthen dridhjet e fijeve në sinjale elektrike, shpesh të moduluara në tonalitete të ndryshme. Shpesh kjo bëhet nëpërmjet përdorimit të efekteve të tilla elektrike si kumbimi, shtrembërimi apo stërzgjatja. U shpik më 1932 dhe fitoi menjëherë popullaritet, sidomos në rrymat bluz, jaz e më pas rok, për t'u bërë më vonë element bazë i rrymave të tilla si roku e metali.9234 Luajmë në kitarë
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98