Page 95 - Demo
P. 95
KryetastiTastiTastieraShpirtii kitarësUra1a = Mi2a = Si3a = Sol4a = Re5a = La6a = MiÇelësat akorduesDorezaTë ngriturat prej metaliKasa harmonike Mbajtësja e telavePaletaMe instrumentin e kitarës klasike mund të luhet duke qëndruar ulur, me këmbën e majtë të vendosur mbi një shkallë të ngritur. Instrumenti vendoset mbi kofshën e majtë dhe mbështetet pas trupit, ndërsa krahu i djathtë vendoset lirisht mbi kasë. Dora e djathtë duhet të vendoset në një pozicion të tillë për të pickuar telat mbi “shpirtin tingëllues”. Dora e majtë qëndron e lirë deri në momentin që do të fillojë të prekë telat e kitarës. Dora e djathtë● Duhet të luajë mbi tela, duke i bërë ato të dridhen dhe të prodhojnë tingujt. Telat krijojnë dridhje përmes:● gishtave (me përjashtim të gishtit të vogël);● plektrumit (penzës), një gjuhëz e vogël prej materiali plastik, që mbahet ndërmjet gishtit të madh dhe atij tregues në pozicion pingul. Të dy gishtat mund edhe të pickojnë telat e kitarës për të luajtur një melodi, ose për të mbajtur një akord.Dora e majtë● Gishtat e kësaj dore shërbejnë për të luajtur me telat e kitarës, duke i vendosur mbi tastet e dorezës. Pozicionet që marrin gishtat gjatë luajtjes në kitarë, krijojnë tinguj me gjatësi dhe lartësi të ndryshme.● Gishti i madh vendoset nën dorezën e kitarës dhe shërben për të mbajtur presionin e gishtave të tjerë mbi tastierë.● Dora duhet të jetë e kthyer, te pulsi, në formë harku, në mënyrë të atillë që mollëzat e gishtave të prekin lehtësisht tastet e kitarës. gishti tregues12 3 4gishti i mesit gishti i unazësgishti i vogël93Tematika Muzika dhe shoqëria

