Page 98 - Demo
P. 98
Mësimi 359636 Profesionet muzikoreProfesionet janë të ndryshme në çdo fushë të jetës sonë. Në muzikë, profesionet janë: instrumentistë, këngëtarë, kompozitorë, dirigjentë, mësimdhënës të edukatës muzikore, muzikologë, etnomuzikologë, kritikë muzike, historianë. Të gjithë ata/ato shkollohen në institucionet arsimore të përgjithshme dhe më pas përgatiten në një drejtim më të ngushtë për profesionin që duan të zhvillojnë.Këngëtari/ja duhet të jetë i/e aftë në:interpretimin e veprave muzikore solo ose në kor.Lorenc AntoniShkëlzen DolliNexhmije PagarushaKompozitori/ja duhet të jetë i/e aftë në:kompozimin e llojeve të ndryshme muzikore.Ato mund të jenë:muzikë klasike, vokale, baleti ose instrumentale;muzikë e lehtë;muzikë popullore;muzikë për fëmijë.Instrumentisti/ja duhet të jetë i/e aftë në: ekzekutimin dhe interpretimin e veprave muzikore në instrument solo ose në ansambël/orkestër.Instrumentistët janë: pianistë, violinistë, flautistë, kitaristë, klarinetistë, fizarmonicistë etj.

