Page 10 - Demo
P. 10
Qeniet e gjalla, për të jetuar, kanë nevojë të shkëmbejnë lëndë dhe energji me mjedisin rrethues. Lënda që marrin nga mjedisi rrethues, quhet ushqim. Ushqimi përmban molekula të ndryshme, të cilat organizmi i shndërron në molekula të tjera që i duhen për veprimtarinë e tij jetësore. Këto shndërrime kryhen nga reaksionet kimike. Në organizëm ndodhin shumë reaksione kimike, pa të cilat, ai nuk do të mund të jetonte. Të gjitha këto reaksione i quajmë reaksione metabolike dhe vetë procesin, metabolizëm.MetabolizmiMetabolizmi është tërësia e gjithë reaksioneve kimike që ndodhin në qelizat dhe organizmat e gjallë.Këto reaksione kimike të përfshira në metabolizëm katalizohen nga enzimat, që u mundësojnë qelizave dhe organizmave të gjallë të rriten, të ruajnë gjendjen e tyre strukturore, të shumohen, të reagojnë ndaj ngacmimeve të jashtme dhe të përshtaten me kushtet e mjedisit. Metabolizmi përfshin edhe procesin e tretjes së ushqimeve, të transportit të substancave në brendësi të qelizave dhe midis qelizave, duke bashkërenduar në këtë mënyrë veprimtarinë ndërqelizore dhe atë në nivel organizmi. Metabolizmi ndahet në dy procese: procesin e shpërbërjes së molekulave të mëdha në molekula të vogla, të panevojshme për organizmin, që quhet katabolizëm; dhe procesin e ndërtimit të molekulave të mëdha nga molekula të thjeshta, që quhet anabolizëm. Gjatë anabolizmit fitohet energji, e cila përdoret gjatë gjithë veprimtarisë jetësore të qelizës dhe organizmit.Molekula të voglaEnergjiEnergjiMolekula të mëdhaAnabolizmiKatabolizmiMolekula të vogla Molekula të mëdhaFig. 1 Metabolizmi dhe dy proceset që e përbëjnë atë: anabolizmi dhe katabolizmi.81.1 Proceset metabolike TemaMetabolizmi 1

