Page 12 - Demo
P. 12
Djegia e druve ndodh në prani të oksigjenit. Gjatë djegies, ata shpërbëhen në hi, ujë, CO2 dhe çlirojnë energji.Katabolizmi dhe anabolizmi janë të lidhur pazgjidhmërisht me njëri-tjetrin dhe të dy bashkë përfaqësojnë metabolizmin. I pari i copëton molekulat e mëdha dhe prej tyre merr energji, ndërsa i dyti e përdor energjinë e fituar nga i pari për të ndërtuar molekulat e nevojshme për qelizën apo organizmin (fig. 4).Pyetje dhe detyra1. Çfarë është metabolizmi?2. Tregoni ndryshimin midis katabolizmit dhe anabolizmit.3. Cili proces metabolik është nga më të rëndësishmit e botës së gjallë?4. Përse organizmi i shpërbën molekulat që marrim nga ushqimi?5. Si lidhen midis tyre katabolizmi dhe anabolizmi?Mësuam se...Metabolizmi përfshin të gjitha reaksionet kimike të qelizës dhe organizmit, të cilat mundësojnë gjithë proceset jetësore të tyre. Këto reaksione shndërrojnë dhe prodhojnë molekula të reja, të nevojshme për organizmin, si dhe prodhojnë energjinë që i duhet atij. Ai ndahet në dy procese: katabolizmi ose reaksionet e shpërbërjes së molekulave për të fituar energji; dhe anabolizmi ose reaksionet e formimit të molekulave të reja, të nevojshme për qelizën apo organizmin. Gjatë anabolizmit, energjia e fituar në katabolizëm përdoret për të çuar përpara reaksionet që kërkojnë energji.Fig. 4 Lidhja e katabolizmit me anabolizminKatabolizmiMetabolizmi + EnergjiAnabolizmiMolekula të mëdha Molekula të vogla10

