Page 13 - Demo
P. 13
Si çdo gjallesë tjetër, edhe kafshët kanë nevojë për ushqim që të jetojnë. Kafshë të ndryshme hanë ushqime të ndryshme. Disa lloje kafshësh hanë bar. Disa hanë fruta apo gjethe. Disa të tjera hanë mish. Kafshët janë përherë në kërkim të ushqimit. Që të nxjerrin energji nga ushqimi, ato përdorin oksigjenin, në mënyrë që ta shpërbëjnë atë. Si është formuar oksigjeni në atmosferën e Tokës? Ne kemi parë kafshë të hanë, por nuk kemi parë asnjëherë një bimë të hajë apo të kërkojë ushqim. Si e sigurojnë bimët ushqimin? Si ushqehen bimët?Bimët, ndryshe nga kafshët, nuk kanë nevojë të hanë ushqim. Ato e prodhojnë vetë ushqimin e tyre, duke përdorur lëndë inorganike. Lëndët inorganike që ato përdorin, janë: uji, dioksidi i karbonit (që e marrin nga ajri) dhe kripërat minerale (që i thithin me anë të rrënjëve nga toka). Për t’i shndërruar këto lëndë inorganike në lëndë ushqyese, bimët përdorin energjinë e dritës diellore. Lënda ushqyese që prodhojnë bimët është glukoza, të cilën ato e shndërrojnë më tej në amidon. Këto dy substanca u përkasin sheqernave dhe janë ushqimi i bimëve. Gjatë këtij procesi, bimët çlirojnë në atmosferë oksigjen. I gjithë oksigjeni i atmosferës tokësore është prodhuar nga ky proces. Procesi i formimit të sheqernave nga bimët, duke përdorur energjinë e dritës diellore, quhet fotosintezë (fig. 1).Fotosinteza ndodh te gjethet e gjelbra të bimëve, por edhe tek algat dhe bakteret. Qelizat e gjetheve kanë organele qelizore, të quajtura kloroplaste, që iu japin ngjyrën e gjelbër gjetheve. Në këto organele kryhet fotosinteza. Reaksioni përfundimtar i fotosintezës është:dioksid karboni + ujë glukozë + oksigjen 6CO2 + 6H2O C6H12O6 + 6O2Fig. 1 Bima dhe fotosintezaOksigjenSheqerDrita dielloreUjë Kripëra mineraledritë111.2 Fotosinteza

