Page 14 - Demo
P. 14
Gjethja, funksioni dhe ndërtimi i sajGjethja është organi i bimës ku kryhet procesi i fotosintezës. Gjethja formohet nga një pjesë e gjerë, e sheshtë, e quajtur llapë, e cila është e lidhur me pjesën tjetër të bimës me anë të bishtit. Përmes bishtit kalojnë dejtë përçues që formojnë nervurat e gjethes. Nervurat përmbajnë tuba (vena), që transportojnë substanca nga dhe drejt gjethes (fig. 2). Edhe pse gjethja duket e hollë, ajo përbëhet nga disa shtresa qelizash. Ju mund t’i vëreni ato, nëse shikoni prerjen tërthore të një gjetheje (fig. 4). Pjesët e sipërme dhe të poshtme të gjethes janë të mbuluara me një shtresë qelizash shumë të ngjeshura, të quajtur epiderma. Këto qeliza nuk përmbajnë kloroplaste. Ato mbrojnë shtresat e qelizave në brendësi të gjethes. Qelizat e epidermës së sipërme sekretojnë një substancë dylli, e cila i vesh ato nga sipër. Kjo shtresë dylli quhet kutikulëdhe pengon avullimin e ujit nga gjethja. Në epidermën e poshtme ka disa hapje të vogla, të quajtura gojëza (stoma ose stomata). Çdo gojëz rrethohet nga një palë qelizash rojë në formë salsiçeje, të cilat mund të hapin ose mbyllin gojëzën. Gojëzat shërbejnë për të shkëmbyer gaze mes brendësisë së gjethes, mesofilit dhe mjedisit të jashtëm. Përmes tyre hyn dioksidi i karbonit, i nevojshëm për fotosintezën, dhe del oksigjeni dhe avujt e ujit. Gjithashtu, gojëzat mundësojnë procesin e transpirimit ose largimin e avujve të ujit nga gjethet. Uji thithet nga rrënjët e bimës dhe një pjesë e tij përdoret në fotosintezë për të prodhuar glukozë, ndërsa pjesa tjetër nxirret jashtë me anë të transpirimit. Kur ka ujë, gojëzat fryhen dhe, si pasojë, rrinë të hapura. Kur mungon uji, ato tkurren dhe mbyllen (fig. 3).Fig. 2 Ndërtimi i gjethesShtresa e mesme e gjethes quhet mesofil (në greqisht mesos do të thotë mes dhe filio do të thotë gjethe). Të gjitha qelizat e mesofilit përmbajnë kloroplaste. Qelizat më afër shtresës së sipërme të gjethes janë të vendosura si një gardh me qeliza të Fig. 3 Gojëza të hapura dhe gojëza të mbylluraMaja e gjethes BuzaVena qendroreVenaBazaBishtiLlapa12

