Page 16 - Demo
P. 16


                                    Pyetje dhe detyra1. Çfarë kuptoni me fotosintezë?2. Cilat janë substancat e thjeshta që nevojiten për fotosintezën?3. Si hyn dioksidi i karbonit në brendësi të gjethes?4. Si është e ndërtuar gjethja?5. Në cilat organele ndodh fotosinteza dhe si janë ndërtuar ato?Mësuam se...Bimët e prodhojnë vetë ushqimin e tyre nga uji dhe dioksidi i karbonit, duke përdorur energjinë e dritës diellore. Ky proces, i cili quhet fotosintezë, prodhon glukozë dhe çliron oksigjen. Fotosinteza ndodh në gjethet e gjelbra, të cilat kanë një ndërtim të posaçëm që e mundëson këtë. Gjethet përmbajnë gojëza që mundësojnë futjen e dioksidit të karbonit dhe daljen e ujit dhe të oksigjenit. Qelizat bimore të gjetheve përmbajnë kloroplaste, ku ndodh fotosinteza. Kloroplastet përmbajnë klorofil dhe përbëhen nga grana, e cila përmban tilakoidet dhe stromën.Fig. 6 KloroplastetKloroplastet kanë ndërtim të veçantë. Ato përmbajnë granën e ndërtuar nga tilakoidet dhe stromën (fig. 6). Në tilakoide janë të vendosura molekulat e klorofilit dhe pigmenteve të tjera, që janë të afta ta përthithin energjinë e dritës. Klorofili u jep gjetheve ngjyrën e gjelbër. GjethjaStruktura e gjethesQeliza sfungjerore KloroplastiTilakoidi14
                                
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20