Page 17 - Demo
P. 17


                                    Fazat e fotosintezësFaza e dritësFotosinteza zhvillohet në dy faza: faza e dritës ose faza që varet nga drita; dhe faza e errësirës, që nuk varet nga drita. Faza e dritës quhet kështu sepse zhvillohet vetëm në prani të dritës. Reaksionet e dritës zhvillohen në granat e kloroplasteve dhe më konkretisht në membranën e tilakoideve. Gjatë fazës së dritës, energjia e dritës diellore kapet nga klorofili dhe pigmentet e tjera që ndodhen në kloroplaste dhe shndërrohet në energji kimike (fig. 7). Kjo energji kimike mbartet në energjinë e dy molekulave: ATP-së dhe NADPH-së. ATP-ja përmban lidhje kimike fosforike me energji të lartë, ndërsa NADPH-ja mbart energji të nevojshme në reaksione reduktimi. I gjithë procesi ndodh në membranën e tilakoideve. Energjia e përthithur në këtë fazë përdoret më pas në reaksionet e dritës për të prodhuar glukozë nga dioksidi i karbonit. Fig. 1 Reaksionet e dritës zhvillohen në membranën e tilakoideve dhe e shndërrojnë energjinë diellore në energji kimike.Faza e errësirës Reaksionet e errësirës quhen edhe Cikli Kelvin, sipas emrit të biokimistit amerikan, Melvin Ellis Calvin, që e zbuloi këtë cikël. Këto reaksione quhen “të errësirës”, sepse nuk kanë nevojë për dritë që të ndodhin; ato mund të zhvillohen si në mungesë të dritës, ashtu edhe në prani të saj. Të gjitha reaksionet e errësirës zhvillohen në stromatat e kloroplasteve. Cikli Kelvin është një proces ciklik ku, në çdo cikël hyn një molekulë dioksid karboni dhe del një molekulë glukozë. Në këtë fazë të fotosintezës, produktet e fazës së dritës, ATP-së dhe NADPH-së, me energjinë që mbartin, bëjnë që dioksidi i karbonit të shndërrohet në glukozë (fig. 2).Në reaksionet e errësirës, karboni inorganik i dioksidit të karbonit shndërrohet në karbon organik të glukozës, duke mundësuar furnizimin me ushqim të gjithë botës së gjallë. stromaenergji dielloreH2OujëO2(oksigjen)energji kimikemembrana e tilakoideve151.3
                                
   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21