Page 18 - Demo
P. 18


                                    Pyetje dhe detyra1. Sa faza ka fotosinteza?2. Çfarë prodhon faza e dritës?3. Çfarë prodhon faza e errësirës?4. Si lidhen të dyja fazat me njëra-tjetrën?Mësuam se...Fotosinteza është procesi më i rëndësishëm i botës së gjallë. Ajo e shndërron energjinë e dritës diellore në energji kimike të sheqernave. Fotosinteza përdor ujë dhe dioksid karboni për të prodhuar sheqer. Gjatë fotosintezës çlirohet oksigjen. Ky proces zhvillohet në gjethet e gjelbra. Gjethet kanë ndërtim të veçantë. Ato përmbajnë inde të ndryshme, si dhe gojëza, nga të cilat hyn dioksidi i karbonit dhe del uji me oksigjenin. Qelizat e gjetheve përmbajnë kloroplaste. Kloroplastet janë organelet qelizore ku ndodh fotosinteza dhe përmbajnë klorofil. Fotosinteza ndahet në dy faza. Faza e parë është ajo e dritës, që përthith energjinë e dritës diellore dhe e shndërron në energji të ATP-së dhe NADPH-së. Faza e dytë është ajo e errësirës që, me energjinë e ATP-së dhe NADPH-së, e shndërron dioksidin e karbonit në glukozë.Fig. 2 Reaksionet e errësirës,Cikli Kelvin, përmes të cilit prodhohet glukoza.SheqerKloroplastCikli KelvinCO2O2H2OGranaDritaTë dyja fazat e fotosintezës janë pjesë e të njëjtit proces, që fillon me fazën e dritës dhe mbaron me atë të errësirës. Ato janë në funksion të njëra-tjetrës dhe bëjnë të mundur rrjedhjen e energjisë diellore nëpërmjet kloroplasteve te molekula e glukozës. Glukozën e prodhuar gjatë fotosintezës, bima e përdor për të gjithë veprimtarinë e saj jetësore. Fotosinteza është procesi metabolik më i rëndësishëm i botës së gjallë, sepse i gjithë ushqimi i të gjitha qenieve të gjalla buron prej saj.Reaksioni përfundimtar i fotosintezës është: 6CO2 + 6H2O C6H12O6 + 6O216
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22