Page 19 - Demo
P. 19
TranspiracioniAshtu siç theksuam edhe më sipër, bimët kanë nevojë për ujë që të kryejnë fotosintezën. Pa ujë, nuk ka fotosintezë. Ato e marrin ujin nga toka me anë të rrënjëve. Me anë të gypave të ksilemës, e çojnë në të gjithë trupin e bimës. Destinacioni fundor i ujit është gjethja, ku kryhet edhe procesi i fotosintezës. Uji shërben edhe si transportues i të gjitha lëndëve ushqyese të bimës. Rrjedha e tij përgjatë bimës është si një lumë që transporton gjithçka që i nevojitet bimës. Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e ujit përdoret në fotosintezë. Pjesa më e madhe e ujit, që vjen nga rrënjët dhe nga frymëmarrja qelizore (për të cilën do të flasim më poshtë), jashtëqitet. Nxjerrja jashtë e ujit bëhet në formë avulli ose pikash, kryesisht nga gojëzat dhe një pjesë nga kutikula. Si largohet uji nga bimët?Bimët e çlirojnë vazhdimisht ujin në atmosferë nëpërmjet gjethes, në formën e avullit. Largimi i ujit nga gjethet në formën e avullit quhet transpiracion. Gjethet janë organe të specializuara, ku transpiracioni ndodh me intensitet më të madh, falë formës së sheshtë që ekspozon një sipërfaqe shumë të madhe në kontakt me ajrin. Pasi arrin në gjethe, uji rrjedh përgjatë venave, duke arritur te gojëzat e vendosura në sipërfaqen e gjethes (fig. 1).Përmes gojëzave, bima thith edhe dioksidin e karbonit dhe e përdor atë gjatë fotosintezës për të prodhuar sheqerna. Kjo është arsyeja pse transpiracioni dhe fotosinteza janë dy procese të lidhura ngushtë. Nëpërmjet gojëzave, bimët thithin dioksidin e karbonit nga atmosfera, më pas lëshojnë oksigjen dhe avuj uji në atmosferë.Transpiracioni dhe gutacioniFig. 1 Qarkullimi i ujit te bimët dhe transpiracioniKsilema KorteksiEpidermaUjëDheuFijet e rrënjësQelizatrojëTranspiracioniGojëzaEpidermaIndet bazëEpidermaKutikula171.4

