Page 21 - Demo
P. 21


                                    Gutacioni Gutacioni është procesi, me anë të të cilit uji largohet nga bima në formën e piklave (bulëzave). Sasia e ujit që veçohet me anë të gutacionit, është shumë më e vogël në krahasim me atë të transpiracionit. Gutacioni zhvillohet vetëm gjatë kushteve të caktuara, kur transpiracioni është i vogël, ajri është i ngopur me avuj uji dhe në tokë ka ujë me shumicë (fig. 3).Në këto kushte të veçanta, uji del nga gjethet e disa bimëve në formën e piklave. Kjo dukuri, pra nxjerrja jashtë e ujit me anë të gjetheve jo si avull, por në formë të lëngshme, quhet gutacion. Gutacioni është karakteristikë e bimëve që rriten në toka me ujë të bollshëm dhe ku ajri është i ngopur me avuj uji. Ashtu si edhe në rastin e transpiracionit, gutacioni bën të mundur që bima ta eliminojë ujin e tepërt. Ai është një dukuri që mund të vërehet, për shembull, gjatë orëve të para të ditës ose gjatë natës, kur atmosfera është plot me avuj uji, ose kur temperaturat janë aq të ulëta sa ta pengojnë avullimin. Mënyra e vetme për ta dalluar gutacionin nga vesa është t’i vëzhgoni me kujdes pikat e ujit. Pikat e vesës, të cilat formohen nga kondensimi i avullit të ujit në ajër, mbulojnë sipërfaqen e gjithë objekteve të ftohta, përfshi edhe gurët. Prandaj, te gjethet, ato formojnë një mbulesë të vazhdueshme në të gjithë sipërfaqen, ndryshe nga piklat e gutacionit, të cilat mblidhen vetëm në skajet e gjethes.Pyetje dhe detyra1. Çfarë kuptoni me transpirim?2. Pse është i nevojshëm transpirimi?3. Çfarë është gutacioni?4. Ku ndryshon gutacioni nga transpirimi?Mësuam se...Transpiracioni është procesi i largimit të avujve të ujit nga bima nëpërmjet gjetheve. Bima ka nevojë për ujë, që të kryejë procesin e fotosintezës. Ujin, ajo e thith nga toka nëpërmjet rrënjëve. Gypat përçues të ksilemës e çojnë ujin në gjethe, ku ndodh fotosinteza. Tepricën e ujit, bimët duhet ta çlirojnë në atmosferë. Gojëzat (poret) mundësojnë çlirimin e ujit në atmosferë në formën e avullit. Transpiracioni varet nga faktorë të ndryshëm mjedisorë si temperatura, lagështia etj. Një mënyrë tjetër për të larguar ujin nga bima është gutacioni. Ndryshe nga transpiracioni, që e largon ujin në formën e avujve, gjatë gutacionit, uji largohet në formë të lëngët, me pikla që dalin nga gjethet. Fig. 3 Gutacioni te bimët19
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25