Page 22 - Demo
P. 22


                                    Roli i ujit te bimët Uji është një nga substancat më të rëndësishme për bimët. Më sipër kemi treguar që ai mundëson procesin e fotosintezës. Uji është gjithashtu edhe transportuesi i të gjitha substancave ushqyese të qelizës. Këto substanca janë në tretësirë ujore dhe, si të tilla, shkojnë në të gjitha pjesët e bimës nëpërmjet gypave përçues të floemës dhe ksilemës. Pa ujin, fotosinteza dhe transporti i substancave ushqyese do të ishte i pamundur, prandaj bimët kanë nevojë të vazhdueshme për ujë. Turgori Uji ngjitet nga rrënjët te gjethet për efekt kapilar. Ai mbush qelizat bimore dhe ushtron presion osmotik ndaj mureve të tyre. Presioni hidrostatik (osmotik) i ushtruar nga brenda qelizave bimore ndaj mureve të tyre quhet turgor. Turgori e mban trupin e bimës të fortë dhe në gjendje mekanike të qëndrueshme. Në mungesë të ujit, bima vyshket, sepse nuk ka më turgor që ta mbajë në gjendje mekanike të qëndrueshme.Siç e kemi përshkruar më sipër, qelizat bimore përmbajnë vakuola (fig. 1) që mbushen me ujë dhe e mbajnë qelizën të tendosur si pasojë e presionit osmotik që uji i tyre ushtron ndaj mureve qelizore dhe që quhet turgor. Fig. 1 Qeliza bimore dhe vakuolatVakuolaMitokondriaKloroplastiMuri qelizorBërthama201.5 Roli dhe rëndësia e ujit në turgorin e qelizës 
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26