Page 23 - Demo
P. 23


                                    Fig. 2 Gjendja e bimës në prani dhe në mungesë të ujitPyetje dhe detyra1. Çfarë rëndësie ka uji për bimët?2. Si transportohen lëndët ushqyese te bimët?3. Si e ruan bima qëndrueshmërinë mekanike?4. Pse bima vyshket kur i mungon uji?Mësuam se...Uji ka rëndësi të veçantë për bimët. Ai merr pjesë drejtpërdrejt në procesin e fotosintezës, që është procesi metabolik më i rëndësishëm i botës së gjallë dhe është transportuesi i të gjitha lëndëve ushqyese të bimës nëpërmjet gypave përçues të floemës dhe ksilemës. Një aspekt i rëndësishëm i ujit është se ai shkakton turgorin, domethënë qëndrueshmërinë mekanike të bimës. Turgori shkaktohet nga presioni osmotik që vakuolat ushtrojnë mbi muret e qelizave bimore, duke i dhënë bimës qëndrueshmëri mekanike. Në mungesë të ujit, bima e humbet turgorin, pra edhe qëndrueshmërinë e vet mekanike dhe si pasojë vyshket.Turgori ka rëndësi të madhe në jetën e bimëve. Te bimët barishtore, ai lidhet edhe me qëndrueshmërinë mekanike të organeve barishtore, të cilat janë pa ose të varfra në inde mbështetëse. Të tilla janë edhe kurorat e shumë luleve, gjethet shumë të mëdha, kërcejtë e rinj. Vyshkja e bimës shkaktohet nga rënia e turgorit (fig. 2). Turgori bie kur bima nuk furnizohet me sasinë e nevojshme të ujit. Lëvizjet e ndryshme të gjetheve të bimëve janë pasojë e ndryshimeve të turgorit. Gjithashtu, mbyllja dhe hapja e gojëzave përcaktohet nga ndryshimi i turgorit. Në mungesë të ujit, gojëzat mbyllen që të mos lejojnë avullimin e tij. Turgori varet nga ndryshimet e kushteve të mjedisit dhe përshtatet me të. Me ndryshimin e kushteve të mjedisit të jashtëm, ndryshon edhe turgori. Ai ndryshon në mënyrë të përsëritur nga një gjendje te tjetra dhe kjo përbën një përshtatje të rëndësishme të organizmave bimorë.Presioni i turgoritNormale E squllur E vyshkurVakuola21
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27