Page 24 - Demo
P. 24


                                    Procesi i shpërbërjes së glukozës dhe molekulave të tjera organike në qelizë quhet frymëmarrje qelizore. Ajo është pjesë e katabolizmit dhe është një proces që e gjejmë në të gjithë botën e gjallë, nga format më të thjeshta deri tek ato më të evoluarat. Kemi dy lloje frymëmarrjesh qelizore: aerobe dhe anaerobe. E para zhvillohet në prani të oksigjenit, ndërsa e dyta në mungesë të tij dhe quhet ndryshe fermentim. Gjatë frymëmarrjes aerobe, molekulat organike si glukoza, yndyrat apo aminoacidet veprojnë me oksigjenin, duke u shndërruar në dioksid karboni dhe ujë (edhe ure, në rastin e aminoacideve), duke çliruar energjinë që mbartin. Frymëmarrja aerobe prodhon sasinë më të madhe të energjisë në organizëm. Frymëmarrja anaerobe zhvillohet në mungesë të oksigjenit.Frymëmarrja aerobe Frymëmarrje aerobe quhet procesi i shpërbërjes së substancave ushqyese në bashkëveprim me oksigjenin. Bimët e marrin oksigjenin nga mjedisi me anë të gojëzave, ndërsa lëndët ushqyese si glukoza transportohen nga gjethet, ku ndodh fotosinteza, te pjesët e tjera të bimës, me anë të gypave të floemës. Te kafshët, oksigjeni atmosferik thithet nga mushkëritë dhe transportohet në të gjitha qelizat e trupit me anë të gjakut. Në frymëmarrjen aerobe, glukoza “digjet” pa flakë nga oksigjeni në CO2dhe H2O. Energjia që çlirohet, formon ATP-në (fig. 1).Reaksioni i frymëmarrjes aerobe është:Glukozë + oksigjen dioksid karboni + ujë + energji;Glukozë (C6H12O6) + 6O2 6CO2 + 6H2O + 36ATP.Jo e gjithë energjia e çliruar nga frymëmarrja aerobe mund të përdoret nga qeliza. Një pjesë e saj është e pamundur të rikuperohet në formën e ATP-së, sepse ajo shndërrohet në nxehtësi. Kjo është arsyeja pse nxehemi kur zhvillojmë veprimtari fizike. Frymëmarrja anaerobe Në frymëmarrjen qelizore anaerobe, që quhet edhe fermentim, nuk merr pjesë oksigjeni. Ka dy lloje fermentimesh: laktik dhe alkoolik. Fermentimi laktik ndodh në muskujt tanë të skeletit, kur kemi sforcim fizik (fig. 2). Ajo është frymëmarrje në rast urgjence. Është prania e acidit laktik që na shkakton dhimbjen e muskujve.glukozë acid laktik + energjiFermentimi alkoolik kryhet vetëm nga bakteret dhe prodhon alkool etilik. Fig. 1 Mitokondria, fabrika energjetike e qelizës dhe frymëmarrja qelizore aerobeFrymëmarrja aerobeMitokondriaCO2 + H2OGlukozë + O2membranë qelizore221.6 Frymëmarja qelizore 
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28