Page 25 - Demo
P. 25
Në të gjitha proceset e prodhimit të pijeve alkoolike ndodh fermentimi alkoolik (fig. 3).Reaksioni i fermentimit alkoolik është:glukozë alkool etilik + dioksid karboni + energji.Në procesin e fermentimit hyjnë vetëm sheqernat dhe substancat që shndërrohen në ndërmjetës metabolikë të frymëmarrjes anaerobe. Energjia e fituar nga frymëmarrja qelizore shndërrohet në energji kimike të ATP-së, e cila plotëson të gjitha nevojat energjetike të qelizës dhe organizmit.Fig. 3 Frymëmarrja anaerobe te bakteret, fermentimi alkoolikBaktereSheqerDioksid karboniEnergjiAlkool etilikPyetje dhe detyra1. Çfarë kuptoni me frymëmarrje qelizore?2. Sa lloje frymëmarrjesh kemi?3. Për çfarë shërben frymëmarrja qelizore?4. Çfarë prodhon frymëmarrja qelizore?5. Ku zhvillohet frymëmarrja aerobe dhe ajo anaerobe?6. Cili është ndryshimi midis tyre? Mësuam se...Frymëmarrja qelizore është pjesë e katabolizmit dhe kryen shpërbërjen e substancave organike për të nxjerrë energji. Gjatë frymëmarrjes qelizore formohet ATP-ja. Ky është i vetmi proces i formimit të saj. Në varësi të përdorimit të oksigjenit, kemi frymëmarrje qelizore aerobe (kur merr pjesë oksigjeni) dhe frymëmarrje qelizore anaerobe (kur oksigjeni nuk është i pranishëm). Frymëmarrja aerobe është furnizuesi kryesor i energjisë për qeniet e gjalla. Frymëmarrja anaerobe quhet edhe fermentim. Kemi fermentim laktik, që ndodh vetëm në muskujt e skeletit, dhe fermentim alkoolik, që kryhet vetëm nga bakteret.Frymëmarrja anaerobeAcid laktikGlukozëMembrana qelizoreFig. 2 Frymëmarrja anaerobe te muskujt e skeletit, fermentimi laktik23

