Page 26 - Demo
P. 26
Frymëmarrja te bimët ujore dhe tek ato tokësoreFrymëmarrja qelizore është e njëjtë si te bimët, edhe te kafshët. Ajo ka për qëllim të shpërbëjë molekulat organike në prani të oksigjenit, për të prodhuar energji në formën e ATP-së. Te bimët kryhet vetëm frymëmarrja aerobe.Ndryshe nga kafshët, te bimët ndodhin edhe fotosinteza, edhe frymëmarrja aerobe. Këto procese janë plotësisht të kundërta. I pari prodhon glukozë dhe oksigjen nga dioksidi i karbonit dhe uji, duke përdorur energjinë diellore. I dyti e shpërbën glukozën duke përdorur oksigjenin dhe e shndërron në dioksid karboni dhe ujë, për të nxjerrë energji. Atë që bën fotosinteza ditën, e shpërbën frymëmarrja ditën dhe natën (fig. 1). Për këtë arsye, gjatë ditës fotosinteza duhet të prodhojë gjithë energjinë e nevojshme për ditën dhe për natën. Si pasojë, te bimët kemi një cikël të brendshëm të qarkullimit të energjisë, ndërsa te kafshët, një cikël të jashtëm. Në të dyja rastet, është energjia diellore që vë në lëvizje sistemin. Procesi i frymëmarrjes qelizore ndodh në mitokondri si te bimët, ashtu edhe te kafshët, ndërsa fotosinteza në kloroplaste. Në mësimet e mëparshme, kemi theksuar që mitokondria Fig. 2 Lidhja e fotosintezës me frymëmarrjen aerobeFig. 3 Frymëmarrja aerobe në qelizën bimoreMitokondriaCitosoliQelizaUshqimiOksigjeniATPATPATPGlukoza Piruvati CO2H2O NADHNADH1. Glikoliza2.Cikli i Krebsit3.Transporti i elektroneveështë fabrika energjetike e qelizës. Qeliza bimore i përmban të dyja këto organele energjetike. Fotosinteza dhe frymëmarrja janë të lidhura midis tyre me një cikël të vazhdueshëm, që bën qarkullimin e lëndës dhe energjisë (fig. 2).E kemi treguar më sipër që frymëmarrja DitëFotosintezë (vetëm ditën)Frymëmarrje (ditën dhe natën)NatëFig. 1 Fotosinteza dhe frymëmarrja aerobe te bimët241.7 Frymëmarrja te bimët

