Page 27 - Demo
P. 27


                                    qelizore aerobe përfshin një seri reaksionesh kimike, të cilat shpërbëjnë substanca të ndryshme, për shembull glukozën, dhe përfundojnë me prodhimin e dioksidit të karbonit, ujit dhe të ATP-së (fig. 3).Të njëjtat substanca i gjejmë edhe te fotosinteza, por procesi ecën në kahun e kundërt (tab. 1). Te bimët, të dyja proceset i bashkojnë edhe gojëzat, që mundësojnë kalimin e gazeve nga jashtë brenda dhe anasjelltas.Tabela 1. Krahasimi i fotosintezës me frymëmarrjen qelizore aerobe te bimëtKu zhvillohet? Çfarë përdor? Çfarë prodhon? Energjia e fituarFotosinteza Në kloroplaste. Ujë, dioksid karboni dhe energji diellore.Glukozë dhe oksigjen. Mbartet nga glukoza.Frymëmarrja aerobeNë mitokondri. Glukozë dhe oksigjen. Ujë, dioksid karboni dhe energji.Mbartet nga ATP-ja.Reaksionet përkatëse përfundimtare të frymëmarrjes qelizore aerobe dhe fotosintezës janë: C6H12O6 + 6O2 6CO2 + 6H2O + 36 (38)ATP6CO2 + 6H2O + energji diellore C6H12O6 + 6O2Frymëkëmbimi te bimëtBimët nuk kanë organe frymëkëmbimi si kafshët. Ato marrin dhe nxjerrin gaze nëpërmjet gojëzave që ndodhen në pjesën e poshtme të gjetheve. Gjatë fotosintezës, gojëzat futin brenda gjethes dioksidin e karbonit dhe nxjerrin jashtë oksigjenin. Gjatë frymëmarrjes qelizore, te gojëzat ndodh kalimi i kundërt, del jashtë dioksidi i karbonit dhe hyn oksigjeni atmosferik. Nga gojëzat dalin në atmosferë gjithashtu edhe avujt e ujit, si të ujit që vjen nga rrënjët, ashtu edhe të ujit të prodhuar gjatë frymëmarrjes qelizore.Pyetje dhe detyra1. Si lidhet frymëmarrja qelizore me fotosintezën te bimët?2. Cili është ndryshimi midis tyre?3. Si e bëjnë bimët frymëshkëmbimin? 4. Ku kryhet shkëmbimi i gazeve?Mësuam se...Bimët kryejnë frymëmarrje qelizore njësoj si kafshët. Ajo që i dallon nga kafshët është fotosinteza, që mbivendoset me frymëmarrjen qelizore në përdorimin e dioksidit të karbonit dhe oksigjenit. Gjatë fotosintezës, bimët përdorin energjinë diellore, ujin dhe dioksidin e karbonit për të prodhuar glukozë dhe çlirojnë oksigjen, ndërsa gjatë frymëmarrjes qelizore e shpërbëjnë glukozën me anë të oksigjenit për të prodhuar ATPnë. Në të dyja rastet, për të marrë brenda dhe për të nxjerrë jashtë gazet përdoren gojëzat. Gjatë fotosintezës, ato futin dioksid karboni dhe nxjerrin oksigjen. Gjatë frymëmarrjes qelizore, ato nxjerrin jashtë dioksid karboni e ujë dhe futin oksigjen. Gjatë ditës ndodhin njëkohësisht fotosinteza dhe frymëmarrja qelizore, ndërsa gjatë natës, vetëm frymëmarrja qelizore.25
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31