Page 28 - Demo
P. 28


                                    Si e marrin kafshët oksigjenin?Në planetin tonë, shumica e qenieve të gjalla janë aerobe. Vetëm një numër i kufizuar llojesh janë anaerobe. Të tilla janë për shembull disa lloje bakteresh. Kafshët, për të nxjerrë energji nga ushqimi, kanë nevojë për oksigjen. Ato mund të jetojnë vetëm për një kohë shumë të shkurtër pa oksigjen. Oksigjeni për to është më i domosdoshëm se uji dhe ushqimi, sepse pa oksigjen nuk mund të kryejnë frymëmarrjen qelizore dhe, për pasojë, nuk mund të marrin energji prej saj.Por, si e marrin kafshët oksigjenin? Kafshët tokësore e marrin nga atmosfera, ndërsa kafshët ujore e marrin oksigjenin të tretur në ujë. Ka kafshë që jetojnë në ujë, por oksigjenin e marrin nga atmosfera. Të tilla janë balenat dhe delfinët, zvarranikët e ujit etj. Marrja e oksigjenit nga atmosfera apo uji ndodh njëkohësisht me nxjerrjen e dioksidit të karbonit nga organizmi nëpërmjet një procesi, që quhet frymëshkëmbim. Oksigjeni dhe dioksidi i karbonit lëvizin në kahe të ndryshme. Oksigjeni hyn në organizëm, dioksidi i karbonit del, pra shkëmbehen me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, procesi quhet frymëshkëmbim. Në gjuhën e përditshme, ne e quajmë frymëmarrje, por shkencërisht, frymëmarrje quhet vetëm frymëmarrja qelizore. Meqenëse procesi i frymëmarrjes te kafshët paraqet një proces jetik, por edhe mjaft të ndërlikuar, pasi ndodh në një ritëm të pandërprerë, mund të ndahet në dy lloje të frymëmarrjes:· frymëmarrja e jashtme;· frymëmarrja e brendshme.Frymëmarrja te kafshët ujore dhe tek ato tokësoreFrymëmarrja e jashtme Në parim, frymëmarrja e jashtme te kafshët paraqet procesin e shkëmbimit të gazeve mes organizmit në njërën anë dhe mjedisit të jashtëm me të cilin rrethohet kafsha/organizmi në anën tjetër, ku mjedisi i jashtëm mund të jetë: ajri, uji. Gjatë procesit të frymëmarrjes së jashtme, gazet nga ambienti i jashtëm kalojnë në brendësi të vetë organizmit, përkatësisht në gjak. I gjithë ky proces realizohet përmes organeve të sistemit të frymëmarrjes. Frymëmarrja e brendshme Në dallim me frymëmarrjen e jashtme, frymëmarrja e brendshme paraqet procesin e shkëmbimit të gazeve mes gjakut dhe indeve të vetë organizmit të kafshës. Llojet e frymëmarrjes te kafshëtLlojet e frymëmarrjes te kafshët dallojnë nga vetë llojet e ndryshme të kafshëve. Zakonisht, kafshët kanë organe specifike që kryejnë funksione të frymëmarrjes dhe këto organe janë të vendosura në zona të caktuara të trupit, në varësi të ndërtimit dhe karakteristikave anatomike të tij. 261.8 Frymëmarrja te kafshët 
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32