Page 29 - Demo
P. 29
Format më të përhapura të llojeve të frymëmarrjes te kafshët janë: frymëmarrja trakeidale, frymëmarrja me anë të velëzave apo të branshive (përmes gushës), frymëmarrja lëkurore, frymëmarrja mushkërore apo pulmonare. Frymëmarrja trakeidale: Kjo lloj frymëmarrjeje është më së shumti veçori e organizmave jokurrizorë apo jovertebrorë dhe që të realizohet si proces, nevojitet prania e organeve që quhen trake. Kjo formë frymëmarrjeje është kryesisht karakteristikë e insekteve dhe realizohet përmes tubave ajrorë. Frymëmarrja përmes velëzave: Kjo lloj frymëmarrjeje është veçori e organizmave detarë dhe realizohet në praninë e zgjerimeve në membranat e tyre të jashtme. Këto membrana mundësojnë shkëmbimin e gazeve. Frymëmarrja lëkurore: Ky lloj i frymëmarrjes është karakteristikë për amfibët, si për shembull, bretkosa. Nisur edhe nga vetë emërtimi, nënkuptohet që procesi i frymëmarrjes te këta organizma realizohet përmes lëkurës, duke marrë oksigjenin nga ambienti i jashtëm dhe duke nxjerrë dioksidin e karbonit nga gjaku. Frymëmarrja mushkërore ose pulmonare: Kjo lloj frymëmarrjeje paraqet formën më të zakonshme e më të përhapur të frymëmarrjes te kafshët dhe realizohet përmes mushkërive. Është karakteristikë kryesisht për organizmat vertebrorë, si për shembull gjitarët (përfshirë edhe njeriun), shpendët, zvarranikët etj. Gjitarët njihen si kategori me ndërtim më të përsosur të mushkërive, ku përveç tyre kanë edhe struktura të tjera anatomike, siç janë: trakeja, bronket dhe bronkiolet. Në këtë lloj frymëmarrjeje, rolin kryesor e kryejnë alveolat dhe hemoglobina, e cila është përgjegjëse për transportimin e oksigjenit nëpër qeliza. Pyetje dhe detyra1. Çfarë kuptoni me procesin e frymëmarrjes dhe cili është roli i saj në organizmat e gjallë? 2. Sa lloje të frymëmarrjes ekzistojnë?3. Ku qëndron dallimi mes frymëmarrjes së jashtme dhe asaj të brendshme?4. Cilat janë veçoritë kryesore të frymëmarrjes mushkërore?Mësuam se...Oksigjeni përbën njërin nga elementet jetike për një zhvillim normal te shumica e organizmave të gjallë. Me procesin e frymëmarrjes kuptojmë shkëmbimin e gazeve nga organizmi, në ambientin e jashtëm. Me përjashtim të disa organizmave anaerobë, të cilët janë në gjendje të jetojnë dhe zhvillohen në mungesë të oksigjenit, frymëmarrja mbetet elementi kryesor i komunikimit mes organizmit dhe ambientit ku ai gjendet. Në kategori të ndryshme kafshësh dallohen disa lloje frymëmarrjesh, për shembull: frymëmarrja mushkërore ose pulmonare, frymëmarrja lëkurore, ajo përmes gushës, trakeidale etj. TrakeaMushkëriaBronketBronkioletArteriaVenaBronkioletAlveoletFig. 1 Organet e frymëmarrjes te kafshët (përkatësisht te macet)Fig. 2 Mushkëritë te gjitarët27

