Page 30 - Demo
P. 30


                                    Tajitja është procesi i nxjerrjes apo zhvendosjes së lëndës në gjendje të lëngët nga një zonë e organizmit në një tjetër, apo nga organizmi në mjedisin e jashtëm rrethues. Gjatë veprimtarisë jetësore, qeniet e gjalla në përgjithësi dhe njeriu në veçanti shkëmbejnë lëndë dhe energji me mjedisin rrethues. Ato prodhojnë produkte që duhen nxjerrë jashtë, apo që përdoren brenda organizmit për nevojat e tij. Disa nga këto procese bëhen të mundura me anë të tajitjes. Në botën e gjallë takojmë lloje të ndryshme tajitjeje, si te bimët, ashtu edhe te kafshët. Bimët lëshojnë avuj uji nga gjethet gjatë procesit të transpiracionit, që është proces tajitjeje. Te kafshët, tajitja mund të jetë e jashtme ose e brendshme. Tajitja mund të kryhet nga gjëndrat ekzokrine (të jashtme) ose ato endokrine (të brendshme), si dhe nga organet e jashtëqitjes (veshkat). Ne djersitim kur vrapojmë. Procesi i nxjerrjes së djersës është tajitje. Tajitja bimore dhe tipat e saj Tajitja te bimët është e lidhur me qarkullimin e ujit, për të cilin kemi folur në mësimet e mëparshme. Uji i shërben bimës për të kryer fotosintezën, por edhe për të transportuar molekulat e nevojshme të bimës në të gjitha pjesët e saj. Ai thithet nga rrënjët dhe transportohet me anë të enëve transportuese të ksilemës deri në gjethe, ku ndodh fotosinteza. Jo i gjithë uji që vjen nga rrënjët në gjethe, përdoret në fotosintezë. Ka një tepricë uji, që nuk mund të përdoret dhe duhet të largohet nga gjethet. Teprica e ujit që shkon në gjethe, tajitet në mjedis me anë të gojëzave. Dukuria e tajitjes së ujit në formë avulli në gjethe quhet transpiracion. Transpiracioni është një dukuri që ndodh te të gjitha bimët. Uji, në disa raste dhe në bimë të veçanta, mund të tajitet nga gjethet në formën e piklave të vogla dhe në këtë rast procesi quhet gutacion, për të cilin kemi folur në mësimet e mëparshme.Te bimë të veçanta ka lloje të tjera tajitjeje. Pishat tajitin rrëshirë në rast dëmtimi, me qëllim mbrojtjeje. Disa bimë tajitin lëndë qumështore kur dëmtohen, edhe këto me qëllim mbrojtjeje. Kujtoni çfarë ndodh kur këputni një kokërr fiku të papjekur.Tajitja te shtazët dhe tipat e saj Tajitja luan një rol kyç te shumica e kafshëve, në raport me eliminimin e substancave nga organizmi i tyre. Ky sistem është përgjegjës edhe për filtrimin apo klasifikimin e materieve që janë futur përmes ushqimit, të cilat duhen eliminuar nga organizmi. Vlen të theksohet fakti që procesi i zbërthimit të ushqimeve në organizëm shoqërohet edhe me një sasi mbetjesh metabolike, të cilat potencialisht paraqesin dëme për organizmin, prandaj duhet të largohen sa më parë nga organizmi. E gjithë kjo realizohet përmes Fig. 1 Transpiracioni te bimët281.9 Tajitja dhe tipat e saj 
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34