Page 31 - Demo
P. 31
tajitjes/ekskretimit. Sistemi i tajitjes te kafshët, përveç të tjerash, bën balancimin e sasisë së lëngjeve brenda organizmit, rregullon nivelin e kripërave dhe mineraleve në gjak, eliminon qelizat e vdekura dhe mbetjet e tjera metabolike të grumbulluara apo të depozituara në brendësi të organizmit. Te kurrizorët, këto mbetje metabolike largohen nga organizmi kryesisht përmes sistemit urinar, mëlçisë, por edhe përmes gjëndrave të lëkurës.Tajitja përmes lëkurësKy lloj i tajitjes është veçori e të gjitha llojeve të shtazëve. Lëkura përveç funksionit fiziologjik të mbulimit të trupit, realizon edhe procesin e tajitjes. Një shembull të mirë për këtë tip të tajitjes e gjejmë te kërmijtë, të cilët lëshojnë jargë për t'u mbrojtur. Tajitja mund të ndodhë edhe përmes zgavrave të trupit. Ndërsa merimangat dhe një numër i konsiderueshëm insektesh e realizojnë procesin e tajitjes përmes gypave të malpigut. Tajitja te gjitarëtTe gjitarët, kemi disa lloje tajitjesh të jashtme dhe të brendshme, duke filluar nga lëkura, gjëndrat e aparatit tretës, sistemi urinar dhe gjëndrat endokrine. Lëkura përmban gjëndrat e djersës dhe gjëndrat dhjamore, të cilat shërbejnë për të ftohur organizmin dhe për ta mbajtur të butë; gjëndrat e sistemit tretës, duke filluar nga goja e deri te lukthi e zorrët, të cilat shërbejnë për shpërbërjen e substancave të marra nga ushqimi; sistemi urinar, i cili nxjerr jashtë të gjitha mbeturinat metabolike. Krahas këtyre, në procesin e tajitjes marrin pjesë dhe gjëndrat e qumështit, të lotëve, të dyllit të veshit etj., si dhe gjëndrat endokrine, të cilat tajitin hormonet brenda organizmit. Fig. 2 Tajitja te kërmilliPyetje dhe detyra1. Çfarë roli luan tajitja tek organizmat? 2. Sa tipa të tajitjes ekzistojnë te kafshët?3. Si realizohet tajitja te bimët?4. Si realizohet tajitja te gjitarët?5. Çfarë kuptoni me tajitje përmes lëkurës?Mësuam se...Tajitja apo ekskretimi është një nga proceset kryesore të eliminimit të substancave të dëmshme nga organizmi, të cilat zakonisht janë rezultat i zbërthimit të ushqimeve brenda tij. Përmes tajitjes ndodh edhe balancimi i lëngjeve dhe i kripërave/mineraleve brenda organizmit. Te gjitarët, tajitja realizohet përmes veshkave, kurse tek organizmat ku mungojnë organet specifike, realizohet përmes lëkurës. 29

