Page 32 - Demo
P. 32


                                    Gjatë veprimtarisë jetësore, qeniet e gjalla në përgjithësi dhe njeriu në veçanti shkëmbejnë lëndë dhe energji me mjedisin rrethues. Ato prodhojnë produkte që duhen nxjerrë jashtë, apo që përdoren brenda organizmit për nevojat e tij. Disa nga këto procese bëhen të mundura me anë të tajitjes. Tajitja mund të jetë e jashtme ose e brendshme. Ajo mund të kryhet nga gjëndrat endokrine ose nga ato ekzokrine, si dhe nga organet e jashtëqitjes metabolike (sistemi urinar). Proceset metabolike të gjëndrave endokrine te shtazëtSistemin endokrin te shtazët e përbëjnë gjëndrat endokrine, të cilat janë përgjegjëse për tajimin apo prodhimin e hormoneve nëpër pjesë të ndryshme të organizmit dhe lëshimin e tyre në qarkullimin e gjakut. Hormonet janë substanca kimike që ndikojnë në proceset jetike të organizmit dhe luajnë rol kyç në funksionimin normal të tij. Gjëndrat endokrine janë gjëndra me tajitje të brendshme (endo = brenda, krino = tajitje). Ato janë: hipotalami, hipofiza, tiroidja, paratiroidja, timusi, gjëndrat mbiveshkore, gjëndrat seksuale femërore (vezoret), gjëndrat mashkullore (testikujt) dhe pankreasi endokrin.Gjëndrat endokrine i derdhin në gjak hormonet e tyre, të cilat ndikojnë në shumë procese fiziologjike dhe metabolike. Hormonet rregullojnë sasinë e substancave të ndryshme në gjak, ecurinë e rrugëve metabolike, aktivizimin e gjeneve të ndryshme, aktivitetin seksual dhe veprimtari të tjera të rëndësishme për organizmin.Për shembull, insulina dhe glukagoni që prodhohen nga pankreasi, rregullojnë sasinë e glukozës në gjak ose gliceminë. Testosteroni dhe estradioli janë hormone seksuale, përkatësisht mashkullore dhe femërore.Gjëndrat ekzokrine te njeriu dhe funksioni i tyre Përveç tajitjes së brendshme, shtazët përdorin për nevojat e tyre edhe tajitjen e jashtme, që përfshin një sërë procesesh, si djersitja, lotët, dylli i veshëve, qumështi i gjirit, urina dhe të gjitha gjëndrat e aparatit tretës. Gjëndrat që kryejnë tajitjen e jashtme, quhen gjëndra ekzokrine.Gjëndrat ekzokrine (ekzo = jashtë, krine = tajitje) nuk përdorin gjakun dhe janë të shpërndara në shumë organe dhe inde të ndryshme në trup, si dhe kryejnë një sërë funksionesh. Hipotalamusi HipotalamusiHipofiza HipofizaTiroidja dhe paratiroidjaTiroidja dhe paratiroidjaTimusi TimusiPankreasi PankreasiGjëndra mbiveshkoreGjëndra mbiveshkoreTestikuliVezorjaFig. 1 Gjëndrat endokrine te njeriu301.10 Proceset metabolike të tajimit
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36